Home Lajme nga Fieri Aksident në aksin Levan-Tepelenë, 3 të lënduar

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, 3 të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, pranë fshatit Buzmadh.

Na ndiqni në Instagram


Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen Touran”, në të cilin udhëtonin tre persona – drejtuesi i mjetit, një grua dhe një i mitur – ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.


Si pasojë e aksidentit, të tre kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier.

Burime nga spitali bëjnë me dije se gruaja dhe i mituri ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit vijon të jetë në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekeve

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.