23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Aksident me vdekje në Divjakë/ Humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 të tjerë

admin · 19.07.2026 · 1 min lexim

Një 39 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Lushnje. Ngjarja ndodhi në fshatin Çermë Shkumbin në rrugën Çermë-Divjakë.

Dy mjete, një tip BMW dhe një Opel janë përplasur kokë më kokë. Nga ky aksident ka humbur jetën 39 vjeçari Barjam Kacani që udhëtonte me Opel dhe u plagosën 5 shtetas të tjerë që udhëtonin në BMW, tre prej të cilëve fëmijë.

Burime nga spitali i Lushnjes ku i transportuan të lënduarit, bëjnë me dije se fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i punës nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën 39 vjeçari baba i tre fëmijëve.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *