Home Lajme nga Fieri Nis votimi në qarkun e Fierit, të drejtë vote 381.524 votues

Nis votimi në qarkun e Fierit, të drejtë vote 381.524 votues

1115

Edhe në Fier si në mbarë vendin ka nisur mëngjesin e kësaj të diele procesi i votimit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Qarku i Fierit numëron 381 524 votues dhe 32 553  votues të regjistruar në  diasporë,  ndërsa  zgjedh 16 deputetë, mandate që do të ndahen në bazë të votave të fituara nga subjektet politike dhe kandidatët në garë çka e rendit qarkun e dytë menjëherë pas Tiranës për numrin me te madh te deputeteve që çon në Kuvendin e Shqipërisë. 404 shtetas me të drejtë vote do të votojnë në burgun e Fierit.