Home Uncategorized Skënder Hitaj – shembulli i një drejtuesi policie në shërbim të qytetarëve...

Skënder Hitaj – shembulli i një drejtuesi policie në shërbim të qytetarëve dhe ligjit

836
0
Merr grupin e kuponëve 3,200L tani duke klikuar https://temu.to/k/e3f2zuyuov3! Merr direkt 💰3,200L në aplikacionin Temu këtu: https://app.temu.com/m/nwbq0tct07c Edhe një surprizë për ty! Kliko https://temu.to/k/eyoy39oaatw për të fituar me mua🤝!

Nga Vladimir Muçaj: Gazetar, drejtor i medias Newsalbania.al

Këpucë sportive Temu

Këpucë Sportive për Vrapim

  • Pëlhurë frymëmarrëse, dizajn me vija
  • Tallon TPU + EVA për rehati
  • Mbyllje me vijë, të lehta dhe stabile
  • Për natyrë, mal dhe çdo stinë

🎉 Çmimi me kupon: 1,942L

Një pjesë prej tyre kanë zhgënjyer pritshmëritë e publikut, shpesh të përfshirë në vendimmarrje selektive, të ndikuar politikisht apo të shkëputur nga realiteti i qytetarëve.

Kostum Pantallona për Femra

Stil modern dhe elegant – çmimi me kupon vetëm 1,593 L

Shiko Produktin

⚠️ Zbritja mund të ndryshojë, referoju ekranit të faqes.

Por sot dua të ndalem te një përjashtim pozitiv: drejtori i Policisë së Qarkut Fier, z. Skënder Hitaj. Për më shumë se 30 ditë, gjatë një fushate elektorale të ngarkuar dhe sfiduese, drejtori Hitaj ka ruajtur një pozicion të balancuar dhe korrekt. Por vlerësimi im nuk mbështetet vetëm në këtë periudhë.

Që nga dita e parë e marrjes së detyrës në krye të Policisë së Qarkut Fier, ai ka dëshmuar profesionalizëm, qetësi në vendimmarrje dhe një sens të lartë përgjegjësie institucionale.

Ndryshe nga shumë paraardhës të tij, z. Hitaj nuk ka rënë në kurthin e protagonizmit mediatik apo në ndikimin e rrymave politike. Ai ka ndërtuar një komunikim të qëndrueshëm me qytetarët, ka forcuar bashkëpunimin me strukturat vendore dhe ka rikthyer besimin e publikut te policia si institucion i rendit dhe ligjit, jo i pushtetit të radhës.

Puna e tij ka qenë e pandikuar nga interesat e ditës dhe e përqendruar te zbatimi i ligjit, te mbrojtja e qytetarit dhe te ruajtja e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Policia e Fierit sot është më funksionale, më transparente dhe më e afërt me komunitetin, falë stilit të drejtimit të z. Hitaj.

Në një kohë kur strukturat e rendit shpesh ndodhen nën presion për të mbajtur qëndrime të njëanshme apo për të toleruar shkelje me karakter politik, drejtori Hitaj ka treguar se integriteti është ende i mundur në këtë sistem. Dhe ky është një mesazh që duhet të shkojë përtej Fierit.

Shembulli i tij meriton vëmendje, respekt dhe mbështetje. Në një vend që kërkon reforma të thella dhe funksionim të shtetit ligjor, njerëz si Skënder Hitaj janë pasuri publike që duhen ruajtur dhe promovuar, sepse Shqipëria ka nevojë për më shumë drejtues si ai: të përkushtuar, të paanshëm, të përgjegjshëm dhe mbi të gjitha, pranë qytetarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here