Përmirësim kullimit në 400 hektarë tokë bujqësore në Roskovec (Video)

Investimet në përmirësimin dhe rehabilimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit në fushën e bujqësisë, po vijojnë me prioritet në të gjithë vendin, veçanërisht në rajonet me potencial të lartë prodhimi.
- Vodhi një makinë me 47 mln lekë brenda, arrestohet 46-vjeçari i dënuar më parë për grabitje
- Mësuesja fierake, Alkida Mehmeti, shpreh ambicjen për tu bërë pjesë e listës së deputetëve të PD
- Bujqësi me fruta ekzotike, fermeri nga Divjaka gjen sekretin e eksporteve të sigurta: Më favorizojnë ndryshimet klimatike!
- Bonusi i pranverës për pensionistët – Shpërndarja nis nga 1 marsi, do të jetë i përvitshëm
- Berisha: Rama po blen vota me bonusin elektoral. Do vendosim kartën e konsumatorit 450 euro për pensionistët
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale momente nga puna që po vijon në rehabilitimin e kanalit kullues në Roskovec, të Fierit.
📍Roskovec | Mirëmëngjes me rehabilitimin e kanalit kullues “Prroi Vidhishtes”, në 2.2 km gjatësi. Volumi i aluvioneve të pastruara nga ky kanal kullues përmirësojnë kullimin në 400 hektarë tokë bujqësore.📍Roskovec | Mirëmëngjes me rehabilitimin e kanalit kullues “Prroi Vidhishtes”, në 2.2 km gjatësi. Volumi i aluvioneve të pastruara nga ky kanal kullues përmirësojnë kullimin në 400 hektarë tokë bujqësore.#MBZHR #InfrastrukturëBujqësore
Posted by Anila Denaj on Sunday, September 1, 2024
Denaj tha se, investimi shërben për kullimin e rreth 400 hektarë tokë bujqësore në zonë, duke iu ardhur në ndihmë fermerëve për sigurimin e të mbjellave.
“Rehabilitimin e kanalit kullues “Prroi Vidhishtes”, në 2.2 km gjatësi. Volumi i aluvioneve të pastruara nga ky kanal kullues përmirësojnë kullimin në 400 hektarë tokë bujqësore”, u shpreh ministrja.
Sistemimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese në fshatrat e bashkisë së Fierit ka rritur produktivitetin e tokave bujqësore, po të kemi parasysh se me ndarjen e re territoriale rreth 50 % e gjithë territorit të bashkisë Fier është zonë rurale, pothuajse tërësisht bujqësore dhe me tokë shumë pjellore. /j.p/