Një depozitë uji 5-tonëshe ra nga tarraca e një pallati 8-katësh në lagjen “Apollonia” të Fierit, mbrëmjen e së enjtes, 26 nëntor, për shkak të erës së fortë.
Në momentin e rënies, fatmirësisht, nuk kishte njerëz pranë vendit ku përfundoi depozita. Nga incidenti nuk pati të lënduar.
Policia Bashkiake po monitoron situatën dhe po bashkërendon punën me Ndërmarrjen e Gjelbërimit dhe të Parqeve të Bashkisë Fier për largimin e depozitës.




Leave a Reply