Një lokal në qytetin e Fierit është dëmtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa dyshohet se është përdorur lëndë plasëse.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 04:15 të së dielës, një 44-vjeçar, banues në Fier, ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar fasada e lokalit.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Deri më tani, nuk ka informacion të mëtejshëm lidhur me autorët apo motivet e mundshme të ngjarjes.



Leave a Reply