20.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Personalitete që lënë gjurmë: Armando Subashi vlerëson trashëgiminë e Tuni Papuçiut

admin · 23.03.2025 · 2 min lexim

Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi, nëpërmjet rubrikës “Personalitete që lënë gjurmë”, sjell në vëmendje figura të shquara që me kontributin e tyre kanë lënë një trashëgimi të çmuar në historinë dhe kulturën e qytetit tonë.

Ditën e sotme Subashi ka sjellë në vëmendje figurën e Tuni Papuçiut – një emër i shquar në gazetarinë dhe publicistikën shqiptare, i cili me krijimtarinë e tij të pasur ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në kulturën tonë.

Ja postimi i plotë:

🙏 Personalitete që lënë gjurmë!

📜 Tuni Papuçiu – një emër i shquar në gazetarinë dhe publicistikën shqiptare(23 mars 1922 – 3 qershor 1975)

Edhe pse u nda herët nga jeta, ai la pas një krijimtari të pasur dhe të larmishme, duke dhënë një kontribut të çmuar në disa zhanre letrare dhe publicistike.

✍️📖 Veprimtaria e tij përfshin:

📖 Vjersha dhe tregime

🎭 Skeçe dhe pjesë teatrale

📰 Artikuj publicistikë

🎶 Tekste këngësh për fëmijë

📚 Botime të shumta letrare

📌 Veprat e Tuni Papuçiut janë përfshirë në botime të rëndësishme si:

• Fjalori enciklopedik “Gazetarë dhe publicistë shqiptarë”

• Figura të shquara të rrethit të Fierit

• Shkrimtarët shqiptarë për fëmijë

• Koleksionet e medias së shkruar (vitet ’40-’70)•

Botimet letrare për shkollat

🏅 Në shenjë vlerësimi për kontributin e tij, ai është nderuar me medalje dhe çmime të ndryshme. Gjithashtu, një rrugë në qytetin e Fierit mban emrin e tij, duke e përjetësuar kështu figurën dhe veprën e tij të vyer. 🏙️

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *