28.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Veliaj në spitalin e Durrësit me 30 policë, zhvendosen pacientët

admin · 17.07.2025 · 2 min lexim

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i arrestuar me kërkesë të SPAK, ka shfaqur probleme shëndetësore mëngjesin e sotëm, 17 korrik.

Mësohet se zyrtarit i janë kryer analizat e nevojshme për të konstatuar gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa raportohet se ka shfaqur probleme me tensionin.

Veliajn e kanë shoqëruar për në spital 30 policë dhe kanë nxjerrë pacientët e tjerë nga dhomat, për arsye sigurie. Pas analizave, Veliaj është rikthyer sërish në qeli për të vijuar me trajtimin mjekësor brenda IEVP Durrës.

Kreu i bashkisë më të madhe në vend ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Ai do të vijojë të qëndrojë në qeli pa afat, pasi edhe shkalla e tretë e gjyqësorit, Gjykata e Lartë, vlerësoi më 8 korrik, se masa e sigurisë “arrest në burg” nuk duhet të ndryshojë.

Veliaj ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, duke pretenduar se ajo është ekstreme dhe nuk i përgjigjet nevojave të hetimit. SPAK e dyshon atë si të përfshirë në korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim pasurie bashkë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

/tvklan.al

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *