Lajme nga vendi

Nga Myzeqeja drejt Europës/ Ministri Salla: “Prodhimet shqiptare po njihen për cilësinë dhe standardet”

Nga Myzeqeja drejt Europës/ Ministri Salla: “Prodhimet shqiptare po njihen për cilësinë dhe standardet”
FieriSot · Foto ilustruese

Lushnja po konsolidon rolin e saj si një nga qendrat kryesore të bujqësisë shqiptare, me rritje të qëndrueshme të prodhimeve dhe eksporteve bujqësore. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi biznesin e Netës, një ndër operatorët më aktivë në grumbullimin dhe eksportin e frutave e perimeve të sezonit.

💥 Zbritje Rrufe Aplikacioni Temu
Zhblloko një grup kuponësh 3,200L + 30% ZBRITJE në porosinë tënde të parë! 🎉
Kodi yt i zbritjes: alp661914
👉 ZHBLLOKO KUPONËT KËTU

Salla vuri në dukje se, falë përkushtimit dhe punës shumëvjeçare, biznesi i Netës është kthyer në një model suksesi, ku çdo ditë ngarkohen dhjetëra kamionë me produkte bujqësore nga Myzeqeja dhe mbarë vendi, për t’u eksportuar drejt tregjeve europiane.

⌚ Ofertë Speciale 1,760L
Orë Luksoze për Meshkuj
Orë luksoze për meshkuj me rrip çeliku, kronograf, rezistente ndaj ujit dhe ekran ditë-natë!
⚠️ Zbritja mund të ndryshojë, referoju ekranit të faqes.
Kodi yt i zbritjes: alp661914
👉 SHIKO OREN & BLEJE KËTU

“Po përgatisim domatet e vogla për eksport në Maqedoninë e Veriut. Prodhimi është sipas standardeve të kërkuara, pasi analizat kanë rezultuar plotësisht konform rregullave,” u shpreh Neta gjatë bashkëbisedimit me ministrin.

Ministri Salla vlerësoi përpjekjet e fermerëve dhe biznesit për certifikimin e prodhimeve bujqësore, duke theksuar rëndësinë e cilësisë dhe standardeve si e vetmja rrugë për të siguruar eksport të qëndrueshëm dhe të ardhura më të larta për fermerët.

“Kam nxjerrë një urdhër për kontrollin e çdo farmacie bujqësore. Kushdo që tregton pesticide të ndaluara apo produkte të pakontrolluara do të përballet me masa ndëshkuese, deri në mbylljen e aktivitetit. Nuk do të lejojmë askënd të dëmtojë tregun apo të orientojë fermerët në mënyrë të padrejtë,” theksoi ministri.

Ai shtoi se synimi është që produktet “Made in Albania” të jenë gjithnjë e më të pranishme si në tregun vendas, ashtu edhe në eksportet elitare drejt Europës. e.xh/j.p/