SPAK ka mbyllur hetimet dhje ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të dy inspektorëve të ISHTI-t dhe një administratori biznesi, të akuzuar për korrupsion.
- “Në 51 bashki, numri i të moshuarve tejkalon atë të fëmijëve” – BIRN: Indeksi urban tregon një Shqipëri që po zbrazet në periferi
- Nafta fluturon në 215 lekë për litër/ Rikthehet debati për Bordin e Transparencës
- ‘Territorialja’, këshilli bashkiak i Divjakës kundërshton shkrirjen me Lushnjen
- Tejkalim shpejtësie dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Fierit me ‘dorë të hekurt’: Një mijë gjoba në një javë
- Neutralizohet vatra në masivin pyjor të Peshtanit, digjen 7 dynymë shkurre
Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.44 të vitit 2025, ndaj të pandehurve:
Julian Suljoti, administrator i subjektit privat “Ansoil sh. a” në Korçë, i akuzuar për veprën penale, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2, i Kodit Penal.
Olsi Jarazi, inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial,(ISHTI), për veprën penale,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, neni 259/2 i lidhur me nenin 25 të Kodit Penal;
Luan Sadikaj, ish-inspektor pranë pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, I(SHTI), për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, neni 259/2 i lidhur me nenin 25 të Kodit Penal.
Gjetjet e hetimeve
Nga hetimet proaktive me metoda speciale hetimore, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) rezulton se në datën 1.11.2021, të pandehurit Olsi Jarazi dhe Luan Sadikaj, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë nga shtetasi Julian Suljoti, administrator i një subjekti privat që tregëtonte vajra lubrifikantë në Korçë.
Shumë e parave është marrë për të mos ndëshkuar me masë administrative subjektin privat, i cili ushtronte aktivitetin tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse.
Procedim penal është regjistruar mbi bazën e akteve të procedimit penal, nr. 385/1 të vitit 2023 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, paragrafi 2 dhe 259, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal, i cili është sjellë për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
