23.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
⌕
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Sot, 84 vjetori i lindjes së aktorit të shquar të Estradës së Fierit dhe Kinematografisë Shqiptare, Luftar Paja

admin · 01.12.2025 · 1 min lexim

Luftar Paja lindi në 1 dhjetor 1941, në Gorishovë (Cakran, Fier).

Aktivitetin teatror do ta niste qysh në moshë të hershme, në radhët e lëvizjes amatore, ndërkohë që në vitin 1963 do të diplomohej në kursin e aktorëve pranë Teatrit Popullor në Tiranë.

Më pas, për tri dekada, do të ishte një prej aktorëve kryesorë të Estradës dhe Teatrit ‘’Bylis’’ të Fierit.

I shquar kryesisht si aktor i zhanrit të humorit, ai do të “skaliste’’ me mjeshtërinë dhe talentin e vet me dhjetra personazhe dhe karaktere, që kanë mbetur të pashlyera në memorien e spektatorit dhe publikut shqiptar.

Duke përfshirë edhe angazhimin në Teatrin Kombëtar, Luftar Paja numëron në repertorin e tij artistik 700 figura dhe personazhe të realizuara.

Një kontribut të shquar ai ka dhënë edhe në Kiematografinë shqiptare, duke interpretuar në 30 filma artistikë.

Për merita dhe kontribute në teatër dhe kinematografi, Luftar Paja është vlerësuar me çmime të ndryshme, përfshirë edhe titujt:

‘’Artist i Merituar’’, ‘

’Artist i Popullit’’,

“Medalja Naim Frashëri”,

‘’Qytetar Nderi’’ i Fierit,

‘’Nderi’’ i Qarkut Fier,

“Simbol” i Qytetit të Tiranës, etj.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

######

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *