Home Aktualitet Ilir Demalia: Shtazët duhen mbyllur urgjentisht në kafaz

Ilir Demalia: Shtazët duhen mbyllur urgjentisht në kafaz

0
Ilir Demalia: Shtazët duhen mbyllur urgjentisht në kafaz

Vrasja e turistit francez, pas gjithë zallamahisë së patriotizmit folklorik dhe banal në emër të revolucionit, të filluar me flamingot e përfunduar në një banalitet se kush do të marrë flamurin, kush qeleshet, kush shaminë e islamistit, kush brekushet e Dum Babës, për të drejtuar revolucionin e 46-ës e tradhtarët në litar, ishte një ngjarje e paralajmëruar.

Vrasjes së portugez 20-vjeçar, Miguel Madnes, i parapriu klima me një fushatë pikërisht në fillimin e sezonit të turizmit, për të shkatërruar imazhin e Shqipërisë, që fillon nga vendet fqinje dhe shkon në Gjermani e deri në Ormuz, ku doli lajm i dyti pas flamingove.

Ka kohë që shtazëria e rrugës ka mbytur zërin e qytetarit, në dhunimin që i bëhet për të mos folur, si forcë e shtazërisë që vjen nga mungesa e forcës së ligjit.

Shteti ka detyrë emergjente të fusë në kafaz shtazët e rrugës dhe të lirojë qytetarët.

Vrasja e 20-vjeçarit francez, Miguel Madnes, nuk është vetëm prerja e jetës në moshën 20-vjeçare nga një barbar i Hasit. Vrasja e tij është vrasje edhe për Shqipërinë. Kjo vrasje, sigurisht, do të ndikojë negativisht në imazhin e Shqipërisë dhe turizmin e saj.

Policia e Shtetit veproi në mënyrë profesionale, operacionale, në kapjen e shtazës Sokrat Vata. Por, me këtë profesionalizëm dhe shpejtësi, Policia e Shtetit duhet të veprojë në mbylljen në kafaz të shtazëve të rrugës, për të liruar zërin e qytetarit.

Forca e ligjit duhet të jetë e pamëshirshme në zbatimin e saj.

Është emergjencë kombëtare mbyllja në kafaz e shtazëve të rrugës.

Është emergjencë kombëtare eliminimi i të fortëve që mbrojnë bizneset e tyre me shtazë . Dhe pastaj vijmë këtu ke kjo ngjarjë e rëndë jo vetën për Miguel Madnes, por kujtdo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here