Situata nga zjarri në zonën e Qafës së Koshovicës në Fier paraqitet alarmante, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë përfshirë edhe pyllin me pisha pranë liqenit.
Për pasojë është bllokuar qarkullimi në aksin Fier-Levan.
Sakaq një çift ka rrezikuar seriozisht jetën teksa është përpjekur të shuajë vetë një zjarr që kishte përfshirë pronën e tyre. Mes flakëve dhe tymit, ata janë përballur me situatën e rrezikshme pa pritur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Pamjet tregojnë momentet e tensionuara, ndërsa çifti lufton me flakët për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Një situatë alarmante, ku çdo sekondë mund të kishte sjellë pasoja të rënda.

