Një aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes në rrethrrotullimin e Plasmasit, në Lushnjë, ku janë përfshirë një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe një motoçikletë.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një makinë tip “Benz”, me targa AA 840 DE, dhe një motoçikletë, me targë AA 818.
Përplasja ka ndodhur në pjesën e brendshme të rrethrrotullimit. Paraprakisht dyshohet se automjeti ka goditur nga pas motoçikletën, duke bërë që drejtuesi i saj të rrëzohet në tokë dhe të pësojë dëmtime.I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Lushnjës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të dokumentuar aksidentin dhe për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të tij.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip “Benz” po merret në pyetje nga policia.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të dinamikës së aksidentit.Top Channel

