09.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Kjo është çmenduri!”/ Eurodeputetja reagon për mbylljen e llogarive të aktivistëve që protestojnë në Shqipëri

admin · 04.09.2026 · 2 min lexim

Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar në lidhje me mbylljen e disa llogarive të aktivistëvë që protestojnë në Tiranë, duke akuzuar autoritetet për censurë dhe kufizim të lirisë së shprehjes.

Në një postim në rrjetet sociale, Strolenberg shkruan se disa prej llogarive të aktivistëve që informojnë publikun mbi protestat në Shqipëri po hiqen nga platformat online.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

“Dikush po përpiqet të heshtë Revolucionin e Flamingos”, shkruan ajo.

Strolenberg tregon se disa muaj më parë kishte udhëtuar në Shqipëri për të mbështetur qytetarët shqiptarë në kërkesat e tyre për një të ardhme më të mirë.

“Disa muaj më parë shkova në Shqipëri për të mbështetur shqiptarët në luftën e tyre për një të ardhme më të mirë. Lufta e tyre për pensione më të mira, kujdes shëndetësor më të mirë dhe kundër qeverisë së korruptuar ishte një frymëzim. Tani, rrëfimet e njerëzve që e mbajnë botën të informuar për atë që po ndodh në rrugë po hiqen nga rrjeti. Kjo nuk është asgjë më pak se censurë dhe shtypje e lirisë së fjalës”, shprehet eurodeputetja.

Ajo shprehet se “me sa duket dikush ishte i gatshëm të shtypte një buton dhe papritmas të heshtë të gjithë opozitën, kjo është çmenduri”

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *