Lajme nga vendi

U ka marrë qytetarëve mbi 100 mijë euro për të zgjidhur çështjet e pronave, arrestohet 58-vjeçarja

U ka marrë qytetarëve mbi 100 mijë euro për të zgjidhur çështjet e pronave, arrestohet 58-vjeçarja
FieriSot · Foto ilustruese

Një 58-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa një 27-vjeçare është vënë nën hetim, pasi dyshohet se kanë mashtruar qytetarët duke u premtuar zgjidhjen e çështjeve të pronësisë përmes ndërhyrjes në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Sipas policisë këto dy shtetase dyshohet se përmes mashtrimit kanë përvetësuar mbi 100 mijë euro.

Policia sqaron se 58 vjecarja me iniciale S.D, dyshohet se kontaktonte qytetarë dhe u premtonte se, përmes personave që kishte të njohur në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, mund t’u zgjidhte problemet me pronat.

Në kuadër të kësaj veprimtarie, ajo dyshohet se i pajiste qytetarët me dokumente false.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Premtimi”.

Dyshohet se kanë përvetësuar mbi 100 000 euro, duke mashtruar qytetarë, se do të ndërhynin në AShK, për t’iu zgjidhur rastet pronësore, dhe duke i pajisur me dokumente false, vihet në pranga 58-vjeçarja dhe në hetim bashkëpunëtorja e saj.

Sekuestrohen një shumë eurosh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, disa certifikata të dyshuara të falsifikuara dhe 2 celularë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të gazetarëve të emisionit investigativ “STOP”, se ishin kontaktuar nga shtetas të ndryshëm të pajisur me dokumente false nga një shtetase, e cila i kishte mashtruar se mund t’iu zgjidhte çeshtjet pronësore, pasi kishte të njohur në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, ndaluan dhe vunë në pranga të dyshuarën, shtetasen S. D., 58 vjeçe.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtoren e dyshuar të 58-vjeçares, shtetasen S. N., 27 vjeçe.

Këto shtetase dyshohet se nëpërmjet veprimtarive kriminale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar mbi 100 000 euro, nga qytetarë të ndryshëm.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të zbardhur dhe dokumentuar raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale, të kryera nga shtetasja S. D. dhe bashkëpunëtorja e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.