09.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Situata kritike/ Zjarri në kodrat e Radostinës, flakët avancojnë drejt Peshtanit dhe rrezikojnë banesat

admin · 04.09.2026 · 1 min lexim

Banorët e zonës, të alarmuar nga përmasat që ka marrë zjarri, po kërkojnë ndihmë urgjente ndërsa flakët, pasi kanë kaluar rrugën nacionale Fier-Levan, po avancojnë me shpejtësi drejt fshatit Peshtan i Vogël.

Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, i cili tashmë rrezikon edhe banesat e fshatit.

Situata mbetet tepër kritike, ndërsa banorët presin ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur avancimin e flakëve.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

“Nga t’ia mbaj? Në shtëpi me vete zjarri, këtej i kam njerëzit e mi, por janë larg. Jemi dhe të sëmurë. Djalin e kam të sëmurë, të paralizuar. Shyqyr na ndodhën këta djemtë na nxorën. Shtëpia është shumë e rrezikuar“, shprehet një e moshuar, shtëpia e së cilës është e rrezikuar nga flakët.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *