25.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Zjarri në Radostinë/ Mbyllet hekurudha, evakuohen disa banorë pasi tymi u mbuloi shtëpitë

admin · 04.09.2026 · 1 min lexim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullishte dhe shkurre në fshatin Radostinë të bashkisë së Fierit, këtë të premte 4 shtator.

Gazetarja e ABC News Valbona Davishi raporton se flakët u janë afruar dy lokaleve në afërsi të  të Qafës së Koshovicës, në anën lindore të Radostinës.

Flakët kanë marrë përmasa të mëdha, çka ka sjellë bllokimin e hekurudhës Fier-Vlorë. Gjithashtu disa familje janë evakuuar për shkak se tymi ka mbuluar shtëpitë e tyre.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *