Tensione dhe incidente janë shënuar në protestën pranë Kuvendit, në ditën kur ka nisur edhe sesioni i ri Parlamentar. Situata u përshkallëzua pas shoqërimit nga policia të dy protestuesve.
Në vijim, një grup efektivësh policie u godit me vezë dhe domate nga protestuesit në kryqëzimin e Ushtarit të Panjohur. Qytetarët vijojnë protestën duke brohoritur në kor kundër uniformave blu, me thirrjet: “Polici e krimit” dhe “Nuk na përfaqësoni”.

