10.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Shpërthim në një karburant në Tiranë, shembet godina njëkatëshe, 3 punonjës në spital

admin · 09.09.2026 · 1 min lexim

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, 9 shtator, në zonën e Brrylit te një pikë karburanti ‘Eida’.

Sipas informacioneve ka shpërthyer një bombul gazi, dhe për pasojë është shembur një godinë një katëshe. Në momentin e ngjarjes ka qenë edhe një automjet duke u furnizuar me karburant.

Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar tre punonjës të karburantit, të cilët po marrin ndihmë mjekësore. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Njoftimi i policisë:

Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet.

Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *