Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, pranë Spitalit Memorial në Fier, ku janë përfshirë dy automjete.
Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet tip “Audi” dhe një “Mercedes-Benz”. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur një pasagjer që udhëtonte në automjetin “Audi”.
I lënduari është transportuar në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.



Leave a Reply