Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier– Levan, në Qafën e Koshovicës, ku është përfshirë një autobus i linjës Fier–Ferras me 15 pasagjerë.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur një grua e cila udhëtonte si pasagjere në autobus.
Sipas të dhënave paraprake, shkak i përplasjes dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e ambulancës, të cilat kanë transportuar të plagosurën drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për normalizimin e qarkullimit rrugor.



Leave a Reply