09.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

12 shkolla bashkohen në ndihmë të Eraldit, nxënësit që po lufton me leuceminë

admin · 09.11.2026 · 2 min lexim

Një nismë humanitare ka bërë bashkë komunitetin arsimor në Fier në mbështetje të Eraldit, nxënës i klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare “Leonora Bare” në Drizë, i cili po përballet me një betejë të vështirë me leuceminë.

Prej rreth një muaji e gjysmë, Eraldi ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po merr trajtimin mjekësor.

Situata e tij bëhet edhe më e vështirë për shkak se të dy prindërit janë të sëmurë, ndërsa për kujdesin ndaj tij është angazhuar halla.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Thirrjes për ndihmë të bërë nga shkolla 9-vjeçare “100 Vjetori i Pavarësisë” në Zhupan të Fierit iu përgjigjën edhe 11 institucione të tjera arsimore.

Drejtues, mësues, prindër dhe nxënës u bashkuan në këtë nismë solidariteti, duke kontribuar për t’i ardhur në ndihmë vogëlushit.

Aurora Goga, mësuese e gjuhës angleze dhe përfaqësuese e shkollës organizatore, shprehet se nisma lindi nga dëshira për të qenë pranë Eraldit dhe familjes së tij në këto momente të vështira. Ajo vlerëson reagimin e institucioneve arsimore dhe falënderon të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj thirrjeje.

Nga kjo nismë janë mbledhur rreth 6 milionë lekë të vjetra. Megjithatë, organizatorët theksojnë se mbështetja duhet të vijojë dhe u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që kanë mundësi të kontribuojnë, pasi çdo ndihmë është e rëndësishme për Eraldin.

Nisma e 12 shkollave është një shembull solidariteti dhe humanizmi, duke treguar se komuniteti arsimor nuk bashkohet vetëm për dijen, por edhe për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë.

Urimi i përbashkët është që Eraldi të fitojë betejën me sëmundjen dhe të rikthehet sa më shpejt pranë familjes, shokëve dhe mësuesve të tij.

🏦 Të dhënat bankare – OTP BANK

Emri i përfitueses: NATASHA SHAHU

Numri i llogarisë: 902026140075384043IBAN: AL22902212600261400753840433

Monedha: LEKBIC

SWIFT: PUPPALTRXXX

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *