14.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

‘Ku po shkojmë?’ Veliaj reflektim mbi PS: Dikur ishim partia e shpresës! Sot si në ‘Squid Game’, kush do të ‘hahet’ i radhës?

admin · 14.11.2026 · 3 min lexim

Në letrën e tij për Asamblenë, Erion Veliaj bën një bilanc e reflektim mbi të shkuarën dhe të tashmen e Partisë Socialiste. Ai kujton qasjen e dikurshme të debatit, entuziazmit dhe bashkimit përballë sfidave me problemet që sipas tij, PS sot nuk u jep zë, për bashkëjetesën me padrejtësinë, vendimmarrjen e përqendruar dhe humbjen e mbështetjes.

Pjesë nga fjalimi:

Kur iu bashkova Partisë Socialiste 17 vjet më parë, ishim partia e shpresës. Sot jemi bërë parti e fshehjes, drojës dhe tutjes. Atëherë ngrinim zërin për çdo gjë. Sot heshtim për shumëçka. Kërkonim drejtësi për Gërdecin dhe 21 Janarin. Sot bashkëjetojmë me padrejtësinë.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Në asamble e kongrese kishte entuziazëm dhe optimizëm. Sot pllakos heshtja dhe frika, si në “Squid Game”: kush do të “hahet” i radhës? Dikur sfida jonë ishte si t’i përfshinim të gjithë njerëzit që na afroheshin. Sot kemi hallin e atyre që na largohen. Bënim aleanca me mësuesit, mjekët dhe profesionistët. Sot bëjmë aleanca me të fortët e qyteteve.

Quo Vadis, PS?

Ishim parti e solidaritetit me njëri-tjetrin. Sot kemi thikat pas shpine. Investonim te faktet dhe e vërteta. Sot te thashethemet dhe intrigat. Harxhonim energji për të gjetur miq. Sot harxhojmë energji për të zbuluar armiq.

Bënim garë kush hapte më shumë shkolla, jo kush hapte më shumë biruca. Ishim një skuadër. Sot vendosin një apo dy individë. Ishim të gjithë të Partisë Socialiste. Sot jemi ndarë në njerëz të atij apo të asaj. Rrinim mes njerëzve, në rrugë, kafene dhe markata.

Sot i shmangim, sepse nuk përballemi dot me pakënaqësinë e tyre. Kishim Kryeqytetin Evropian të Rinisë, Sportit dhe Kulturës. Sot përballemi me pamjet e dhunës, gazit dhe zjarrit. Indinjoheshim nga padrejtësia. Sot mjaftohemi që padrejtësia të mos na bjerë neve. Dikur kishim më pak mandate, por mbështetje të madhe. Sot kemi më shumë mandate, por mbështetje më të vogël.

Mbillnim pemë dhe ndërtonim së bashku. Sot presim degët e njëri-tjetrit dhe mbjellim ndasi. Thërrisnim për bashkim. Sot kërkojmë armiq të brendshëm. Kishim moton “Një për të gjithë, të gjithë për një”. Sot “Secili për vete, Zoti për të gjithë”.

Ku po shkojmë? Ishim reformatorë të së majtës, të vendosur të largoheshim nga Partia e Punës. Sot rikthejmë kallëzimet anonime dhe fletërrufetë. Ishim gjuetarë të ideve, jo të njëri-tjetrit. Dikur mezi prisnim debatet televizive për të mbrojtur idetë tona. Sot shmangim përballjet për të mos u përgjigjur për vendimet tona. Dikur zgjonim imagjinatën. Sot e trembim atë. E shihnim brezin Z si të ardhmen e shtetit, jo si armikun e pushtetit. Ishim tolerantë dhe bashkëpunues. Sot dyshues dhe hakmarrës. Talleshim me teoritë e konspiracionit. Sot i prodhojmë dhe u besojmë vetë. Dikur ndiznim ëndrra.

Sot prodhojmë makthe.

Ishim partia e Dritëroit. Sot e “Nesti Angonit”. Na iku i madhi Gramoz, na erdhi Dashi i vogël i Saliut.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *