27.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

“Më plasi po më dënuan”- Monika Kryemadhi: Më shkatërruan familjen, punë e madhe se do më çojnë në burg! Aty bukën do ta kem qyl

admin · 27.11.2026 · 3 min lexim

Ish deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje procesin gjyqësor ndaj saj dhe ish bashkëshortit Ilir Meta. Ajo i është përgjigjur pyetjes mbi mundësinë e një dënimi nga ana e gjykatës, por ka deklaruar se nuk “i bëhet vonë edhe nëse e fusin në burg”.

Kryemadhi u shpreh se nuk ka më çfarë të humbasë, pasi i është shkatërruar familja, i është marrë shtëpia dhe është larguar nga politika.

Madje ajo shkon edhe më tej, duke thënë se nëse e fusin në burg, të paktën bukën aty do ta hajë qyl.“Po më plasi trapi po më ra edhe mua! Mua shtëpinë ma kanë marrë. Nga politika më kanë hequr. Në punë nuk më merr njeri. Çfarë do të më bëjnë mua më shumë? Familjen ma shkatërruan. Do të më çojnë te burgu i Pogradecit? Punë e madhe fort, bukën e kam qyl. Çfarë do të më bëjnë mua?  Goc e re nuk jam më, karrierën nuk ma shkatërrojnë më. Mua më shumë seç më kanë bërë, nuk kanë ç’më bëjnë. Por karma is a bitch…”, tha Kryemadhi në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Dënimi i nënës së sajKryemadhi komentoi edhe vendimin për dënimin e nënës së saj, Fatime Kryemadhi, duke pretenduar se janë ngritur probleme lidhur me analizën financiare të kryer nga SPAK.

Sipas saj, nëna e saj ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe shpalljen e pavlefshme të analizës financiare, duke kundërshtuar përfshirjen e periudhave që nga viti 2002, kur ajo kishte dalë në pension.

“Mamaja ime ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe pavlefshmëri të analizës financiare. SPAK ia bën që nga 2002, kur ajo ka dalë në pension, por deri në 2002, ajo nuk ka lindur pensioniste. Ka kërkuar pavlefshmëri të analizës financiare. Nëse kërkohet kjo dhe gjykim të shkurtuar, automatikisht gjykimi i shkurtuar nuk kalon.

Çfarë kërkon atje?

Thotë nuk kam pse të jem pjesë e SPAK, nuk jam as ish ministre, as deputete, etj, kërkon të shkoj në Gjykatën e Tiranës. Jo thotë gjykata, sepse je me Piro Xhixhon, por episodi i Fatime Kryemadhit është në 2010 dhe Piro Xhixho në 2014.

Fatimja thotë kur fillon procesi, kam kërkuar pavlefshmërinë e analizës financiare, mandateve që pretendon SPAK të bankës dhe nxjerrjen jashtë të pavlefshmërisë së një dëshmie, që tjetër gjë ka firmosur dhe sapo ka dalë nga SPAK, në përgjim ka thënë të vërtetën”, tha ndër të tjera Monika Kryemadhi.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *