
Nuk është pritur mirë urdhri për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës, që e lë këtë qytet pa një nga institucionet kryesore.
Pas njoftimit për kyçjen e Kadastrës së Vlorës dhe zhvendosjes në Tiranë, të paktën mbi 50 punonjës po protestojnë brenda objekteve të godinës.
Punonjësit e Kadastrës së Vlorës mësohet se kanë firmosur gjithashtu një peticion kundër kësaj lëvizje të institucionit. Të gjithë punonjësit janë njoftuar më 23 janar për zhvendosjen.
Çfarë ndodhi?
Kadastra e Vlorës do zhvendoset drejt Tiranës dhe bashkë me të edhe një tjetër institucion.
Miratohet vendimi për lëvizjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt kryeqytetit.
Prej Vlorës largohet një tjetër institucion, ai i menaxhimit të pronave, i cili do të jetë po në Tiranë.
Vendimi mban datën 23 janar 2026, i firmosur nga drejtoresha e Përgjithshme i Kadastrës, Lorena Goxhobelli.
Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, ku Vlora nuk do të ketë më Kadastër.
Kadastra e Vlorës (ish-Hipoteka), shpesh është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të problematikave të saj të pafundme, për çështjet e legalizimeve apo pronave, kryesisht fusha e ndërtimeve.
Madje ky institucion ka pasur edhe një numër të madh drejtorësh të larguar dhe emëruar vitet e fundit.













