Pushimet që u kthyen në tragjedi për familjen Çela, zjarri në banesë i merr jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj

Një tragjedi e rëndë ka tronditur sot Postribën e Shkodrës dhe opinionin publik.

Një nënë e re bashkë me dy fëmijët e saj një dhe tre vjeç kanë gjetur vdekjen si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e tyre në fshatin Domen.

Policia sqaroi se ngjarja e rëndë kishte ndodhur rreth orës 13:00, kur 24-vjeçarja kishte qenë brenda banesës me dy fëmijët.

Për fat të keq asnjë prej tyre nuk u arrit të shpëtohej në kohë. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar një shpërthimi i një bombole gazi që ndodhej në banesën e vjetër të familjes Çela, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një shishe me benzinë.

Familja Çela jetonte në Gjermani dhe kishte ardhur me pushime në Shkodër.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, ata kishin mbërritur sot në fshatin Domen, në shtëpinë e vjetër të familjes, pasi ata jetonin në Shkodër, me qëllimin për ta riparuar dhe për të bërë disa punime.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *