Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Lajme reale, shpejt e qartë
Lajme reale, shpejt e qartë

Deputetët e grupit parlamentar të PS, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, kanë depozituar këtë të enjte në Kuvend propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0.Sipas njoftimit, propozimi u është përcjellë njëkohësisht edhe kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë në të gjithë vendin.
Modeli i ri i propozuar ruan bashkinë si të vetmen njësi të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill bashkiak, një administratë dhe një buxhet të vetëm, ndërsa parashikon konsolidimin e disa bashkive ekzistuese.
Sipas draftit, propozohet bashkimi i këtyre njësive vendore:
• Fushë-Arrëz + Pukë → Bashkia Pukë
• Klos + Mat → Bashkia Mat
• Rrogozhinë + Kavajë → Bashkia Kavajë
• Dimal + Berat + Poliçan → Bashkia Berat
• Patos + Fier → Bashkia Fier
• Divjakë + Lushnjë → Bashkia Lushnjë
• Selenicë + Vlorë → Bashkia Vlorë
• Maliq + Korçë → Bashkia Korçë
• Këlcyrë + Përmet → Bashkia Përmet
• Memaliaj + Tepelenë → Bashkia Tepelenë
• Libohovë + Gjirokastër → Bashkia Gjirokastër
• Cërrik + Elbasan + Belsh → Bashkia Elbasan
• Prrenjas + Librazhd → Bashkia Librazhd
Në total, drafti parashikon konsolidimin e 26 bashkive aktuale në 13 bashki të reja, me synimin për të rritur eficiencën administrative, përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike dhe forcuar kapacitetet financiare e institucionale të pushtetit vendor.
Propozimi pritet të shqyrtohet në Kuvend në kuadër të punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, përpara se të kalojë për miratim në seancë plenare.