08.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Aksident pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

admin · 31.08.2026 · 1 min lexim

Një aksident automobilistik është shënuar pak minuta më parë në bypass-in Mbrostar–Levan, pranë Spitalit Memorial të Fierit.

Një automjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Indrit Shyti, si dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të, kanë mbetur të plagosur.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Të tre të dëmtuarit janë transportuar me autoambulancë drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i automjetit, i cili raportohet se ka pësuar dëmtime më të rënda, ndodhet në sallën e operacionit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Qarkullimit Rrugor, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe sistemimin e kolonës së automjeteve të krijuar si pasojë e aksidentit.

Ndërkohë, ekspertët e kriminalistikës kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun që çoi në daljen e automjetit nga rruga.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *