09.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Ergys Agasin

admin · 28.08.2026 · 2 min lexim

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ergys Agasin.

Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së palës mbrojtëse, ndërsa Agasi do të vijojë të qëndrojë në qeli, pas arrestimit dy ditë më parë, më 26 gusht.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Kujtojmë se prej muajsh ai ndodhej në arrati dhe ishte shpallur në kërkim nga SPAK, pas hetimeve në lidhje me skandalin e aferave të AKSHI-t.

Ndaj tij Prokuroria e Posaçme kishte ngritur në sërë akuzash, mes tyre “grup kriminal”, “pastrim parash”, “shkelje e barazisë në tendera”, “konkurrencë e paligjshme” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”.

Në të njëjtin operacion u arrestua edhe ish-zyrtari i Policisë, Ulian Shpataraku. Sipas të dhënave të bëra publike, automjeti me të cilin udhëtonte Agasi së bashku me Shpatarakun u pikas fillimisht në qytetin e Elbasanit. Pas koordinimit me prokurorët e posaçëm, policia bllokoi akset kryesore dhe ndoqi automjetin.

Në momentin që makina, e drejtuar nga Shpataraku, mbërriti në zonën e Plepave në Durrës, ajo u rrethua nga Forcat e Posaçme Operacionale. Pas arrestimit, automjeti u kontrollua me imtësi dhe sipas burimeve, Agasi dhe Shpataraku kishin me vete një shumë prej rreth 4 mijë eurosh.

Detaje të tjera të operacionit vijojnë të mbahen sekret, ndërsa hetimet e SPAK-ut kanë përfshirë më herët edhe sekuestrimin e një automjeti “Land Rover Defender”, i cili u gjet në garazhin e një vile në “Equos Resort”.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *