Një tjetër ndërhyrje e suksesshme në Spitalin Memorial Fier sjell në vëmendje zhvillimin e një shërbimi të ri dhe të rëndësishëm për pacientët e jugut të vendit.
Ndërhyrja është kryer nga mjeku fierak Dr. Fation Hamiti, mjek kardiokirurg dhe kandidat për Doktor Shkencash, duke shënuar një tjetër hap në konsolidimin e Shërbimit të Kirurgjisë Kardiovaskulare në Spitalin Memorial Fier.

Ky shërbim ka nisur të ofrohet për herë të parë në rajonin e jugut të Shqipërisë dhe mundëson kryerjen e ndërhyrjeve të specializuara që më parë realizoheshin vetëm në Tiranë. Për pacientët e Fierit dhe të gjithë jugut, kjo do të thotë mundësi për të marrë trajtime komplekse kirurgjikale pranë vendbanimit të tyre.
Ja postimi i plotë i Spitalit Memorial Fier:
Një tjetër ndërhyrje e suksesshme shënon një hap të rëndësishëm në konsolidimin dhe zhvillimin e Shërbimit të Kirurgjisë Kardiovaskulare në Spitalin Memorial Fier.
U trajtua me sukses një rast kompleks me pseudoaneurizëm të arteries femorale superficiale të djathtë, me përmasa 67 × 33 mm. Për pacientin u krye riparimi i arteries femorale superficiale të djathtë dhe pseudoaneurizmektomia.
Ndërhyrja u realizua nga Dr. Fation Hamiti, mjek kardiokirurg, kandidat për Doktor Shkencash, në bashkëpunim me një ekip multidisiplinar të përkushtuar:
Dr. Çagla Yazar, anesteziste; Inf. Xhesika Hoxha, kryeinfermiere salle; si dhe Inf. Sara dhe Inf. İpek.
Ky rast përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shërbimit të Kirurgjisë Kardiovaskulare në Spitalin Memorial Fier, duke forcuar mundësinë që pacientët të marrin trajtim kirurgjikal të specializuar, modern dhe cilësor pranë vendbanimit të tyre.

