08.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Bie prodhimi dhe çmimi i misrit në Fier, fermerët: Jemi me humbje, plehrat kimike janë shumë të shtrenjta

admin · 22.09.2026 · 1 min lexim

Fatmir Nako, fermer nga Libofsha e Fierit këtë vit mbolli 15 hektarë me misër dhe mori rreth 7 tonë për hektar, nga 10 tonë që kishte marrë vitin e kaluar.

Çmimi ka rënë nga 3,3 në 3 mijë lekë për kuintal.

“Nuk ishte ndonjë prodhim i mirë dhe ndonjë çmim të mirë për shkak të çmimit të plehrave kimike dhe naftës”, thotë Fatmir Nako.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Ndërsa të tjerë fermerë thanë se përballen me koston e lartë të prodhimit, si nafta, plehrat kimike dhe punimet mekanike.

“Këto plehrat janë me çmime të larta dhe ke pak shumë fitim”, shprehet një fermer.

Një tjetër problem mbetet mungesa e certifikatave të pronësisë dhe vështirësitë për përfitimin e subvencioneve, veçanërisht për tokat e marra me qira.

“Temperaturat e larta, vaditje nuk ka, detyrimisht prodhimi do të bjerë”, thotë një tjetër .

Fitimi nga misri mbetet minimal ndaj kultivimi po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

shqiptarja.com

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *