Lajme nga Fieri

“Festa e Pishës Kurorë”, një mbrëmje ku jazz-i u ndërthur me traditën myzeqare

“Festa e Pishës Kurorë”, një mbrëmje ku jazz-i u ndërthur me traditën myzeqare
FieriSot · Foto ilustruese

Një mbrëmje e veçantë kushtuar muzikës, traditës dhe identitetit myzeqar është zhvilluar nën kurorën e pishës, në kuadër të aktivitetit “Festa e Pishës Kurorë”.

Tingujt e jazz-it u ndërthurën me motive myzeqare, duke sjellë një atmosferë të veçantë dhe duke i dhënë muzikës një dimension të veçantë përmes elementeve të kulturës shqiptare.

Gjatë mbrëmjes u kujtuan rrënjët dhe figura e patriotit të shquar të Myzeqesë, Llazi Spiro – Shënpjetra, ndërsa në fokus ishin edhe këngët e bukura myzeqare e shqiptare dhe njerëzit që kontribuojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të kësaj treve.

“Festa e Pishës Kurorë” u shndërrua kështu në një takim mes muzikës, historisë dhe kujtesës, ku kultura myzeqare u përcoll përmes tingujve të jazz-it dhe traditës.

Një aktivitet që synon të mbajë të gjallë lidhjen me rrënjët dhe të përcjellë tek brezat e rinj dashurinë për Myzeqenë dhe pasurinë e saj kulturore.