Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabilizimin e flakëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Baçi thotë se situata është paraqitur si “nën kontroll”, ndërsa pamjet nga zona dëshmojnë të kundërtën. Ai akuzon autoritetet për vonesa në ndërhyrje dhe kritikon angazhimin e strukturave shtetërore në përballimin e situatës.
Baçi ka publikuar edhe pamje ajrore, ku dallohet një sipërfaqe e gjerë e përfshirë nga zjarri dhe e dëmtuar nga flakët.
Reagimi i plotë:
Situata në ” kontroll” të plotë deklarojnë në raportimet e tyre, sejmenët e pushtetit!
Zjarri në Levan u “shua” dhe çdo gjë u “stabilizua”, falë ndërhyrjes në kohë, angazhimit dhe punës “heroike” të sejmenve të pushtetit!
Shikoni pamje të zonës në Levan para zjarrit dhe pamjet pasi, “heronj” të partisë me ” praninë besnike” e “shuan” zjarrin!

