Aktualitet

PD kërkon ndryshim të rendit të ditës në parlament: Hiqni interpelancat, debat me Ramën për arrestimin e ish-kreut të SHISH

PD kërkon ndryshim të rendit të ditës në parlament: Hiqni interpelancat, debat me Ramën për arrestimin e ish-kreut të SHISH
FieriSot · Foto ilustruese

Partia Demokratike kërkon ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare të Kuvendit të 24 shtatorit, duke kërkuar që në fokus të jetë situata e krijuar në Shërbimin Informativ Shtetëror pas masave të sigurisë ndaj drejtores së SHISH, Vlora Hyseni.

Kërkesa është depozituar nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili kërkon heqjen nga rendi i ditës të dy interpelancave urgjente me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, dhe ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Në vend të tyre, PD kërkon të shtohet një pikë me titull: “Kontroll dhe debat parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën e rëndë në Shërbimin Informativ Shtetëror.”