08.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Vazhdojnë regjistrimet te Qendra “Horizont” në Fier për fëmijët me aftësi ndryshe! Çdo shërbim është FALAS

admin · 01.09.2026 · 2 min lexim

Pranë Qendrës Multifunksionale “Horizont” Bashkia Fier vazhdojnë regjistrimet për vitin e ri shkollor-terapeutik 2026–2027, për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi ndryshe.

📖 Qendra jonë ofron mësim në klasat speciale në varësi të shkollës 9-vjeçare “Liri Gero”, me mësues të specializuar për fëmijët me aftësi ndryshe, si dhe terapi individuale apo në grup me specialistë të fushave përkatëse, të licencuar, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të integrohen në shkollat normale, në kurset e formimit profesional dhe në punë.

– Tek terapitë individuale përfshihen:

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

👉 Ergoterapia ✔

👉 Psikologjia ✔

👉 Logopedia ✔

👉 Fizioterapia ✔

👉 Terapia okupacionale ✔

👉 Vlen të theksohet që mosha minimale e pranimit për terapi në Qendër është 3 vjeç.

🚍 Gjithashtu, Qendra mbulon me transport dhe me vaktin e drekës të gjithë fëmijët që ndjekin Arsimin Special, dhe çdo shërbim që fëmijët marrin në qendër është FALAS, kjo falë mbështetjes dhe financimit të Bashkisë Fier dhe Qeverisë Shqiptare.

– Dokumentet që nevojiten për regjistrim janë:

👉 Diagnoza ose Vërtetimi i KEMP-it/rekomandim nga mjeku i familjes

👉 Kartela e vaksinimit

👉 Certifikata personale

👉 Certifikata familjare

👉 Karta e identitetit e prindit/familjarit që do të shoqërojë fëmijën për t’u regjistruar.

👉 Regjistrimet për klasën e parë bëhet online në e-Albania dhe janë të hapura deri më datë 07 shtator 2026.

☎️ Për informacione më të hollësishme kontaktoni në numrin e sekretarisë:

069 81 54 769

apo të drejtuesit të Qendrës: 069 33 52 462

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *