DVP Fier
Në vijim të informacionit për zjarrin që nisi në fshatin Vadhizë, Njësia Administrative Qendër, Bashkia Fier, ju informojmë se, më datë 04.09.2026, duke konsideruar situatën emergjente të krijuar nga përhapja e zjarrit me shpejtësi, si dhe nevojën për evakuimin e shpejtë të banorëve që ishin në rrezik, disa prej punonjësve të Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, si dhe të Komisariatit të Policisë Fier, janë nisur në drejtim të zonës së rrezikut me automjetet e tyre private.

Për shkak të dinamikës dhe përshkallëzimit të zjarrit në një kohë të shpejtë dhe në një territor shumë të gjerë, si pjesë e dëmeve të shkaktuara nga zjarri, janë evidentuar edhe dy automjete personale të punonjësve të Komisariatit të Policisë Fier: nënkomisar A. V, i angazhuar me veprimet hetimore, si dhe inspektor A.R, i angazhuar me evakuimin e banorëve të rrezikuar.
Të dy automjetet e punonjësve të Policisë janë djegur plotësisht nga zjarri që përfshiu zonën ku këta të fundit po kryenin detyrat respektive.

