24.10.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

Zjarri në Frrakull, situata e qetë por rreziku mbetet, 30 trupa të FA hyjnë në operacion

admin · 06.09.2026 · 1 min lexim

Situata në vatrën e zjarrit në Frrakull të Fierit paraqitet aktualisht e qetë, ndërsa në zonën ku vijon të ketë tym po ndërhyjnë 30 trupa të Forcave të Armatosura.

Sipas informacionit nga terreni, trupat po futen në operim pikërisht në pikën ku është evidentuar tymi, me qëllim kontrollin dhe eliminimin e çdo vatre të mbetur.

Edhe pse flakët nuk paraqesin aktualisht një situatë problematike, rreziku i riaktivizimit mbetet i pranishëm, për shkak të karakteristikave të terrenit, i cili është kryesisht zonë me pyll pishe.

Operacioni vijon në terren për të parandaluar riaktivizimin dhe për të siguruar shuarjen përfundimtare të vatrës. Zjarri në Frrakull ka qenë ndër vatrat aktive të ditëve të fundit në qarkun e Fierit.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *