Në 80 vjetorin e Universitetit ku studjuan 3.2 milion studentë, Jani ishte renditur ndër 50 studentët më të Ndritur ( Brilant)
Figura e inxhinierit të shquar Jani Sila, shkëlqimi i tij në azotikun e Fierit dhe angazhimi si studiues, projektues e konstruktor në ndërtimin e një impianti gazi në Kanada e lartësuan së tepërmi personaliteti e tij shkencor!
Në radhët e inxhinierëve që i dhanë dritë e jetë industrisë shqiptare, emri i Jani Silës qëndron me dinjitet të veçant, si simbol i dijes, përkushtimit dhe veprimtarisë së tij shkencore. Që në rininë e herëshme Jani u dallua për vullnetin e jashtzakonshëm dhe rezultate të shkëlqyera në shkollën 8vjeçare dhe atë të arsimit të mesme. -Gjimnazin “Janaq Kilica” e përfundoi me notën maksimale 10-të, vlerësuar me medalje të Artë, një tregues i qartë i zgjuarsisë , vullnetit , talentit, disiplinës dhe seriozitetit që e shoqëruan gjatë gjithë jetës. Në vitin akademik 1972 shteti shqiptar i mundësoi të drejtën për të vazhduar studime e larta në Republikën Popullore të Kinës. Rrugëtimi i tij i jetës e i dijes vijoi në Shangai, kur ndoqi studimet në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë, Fakulteti i Petrokimisë. Larg vendlindjes, qysh në vitin e parë përvetsoi gjuhën kineze duke i hapur rrugën që të vazhdonte fakultetin.
Në fakultet Jani pati mjaftë shokë student nga vende të huaja, ku shumë shpejt u miqësua me ta. Edhe atje larg vendlindjes Jani u shqua si student EKSELENT dhe mjaftë i përgatitur .Ai nuk ishte vetëm një student i shkëlqyer , por shëmbull që nderonte origjinën dhe vendlindjen- Shqipërinë. Ato vite Jani përvetsoi disa gjuhë të huaja si: anglishten, rusishten, italishten dhe arabishten, të cilat do i shërbenin për thellimin dhe studimin për të ardhmen në literaturën shkencore e bashkohore.
Pas dipllomimit si inxhinier, në vitin 1977 kthehet në atdhe, dhe u bë pjesë e një prej veprave më të mëdha industriale –Azotikun e Fierit. Ku sipari punoi si dispeçer i Uzinës dhe u njoh nga afër me të gjitha proçeset teknologjike të cilat i përvetsoi në një periudhë të shkurtër. Si i tillë jetoi me profesionin dhe u përpoq për përmisimin e çdo hallke prodhimi. Për aftësitë e tij intelektuale dhe teknike, Jani kreu detytën e kryetarit të Byros Teknike, dhe për disa vjetë kreu detyrën e K/ ing të Azotikut periudhë që i shërbeu për studimin dhe e përkthimin e mjaftë literatuë botrore. Gjithashtu kreu mjaftë operacione e proçese të ndërlikuara në përmisimin e teknologjisë, në projektet madhore , si ajo e ideimit dhe projektimit në bazën mekanike të Azotikut të një Uzine të re Ureje, dhe linjave të reja shumë të domozdoshme për industrinë kimike atë të lehtë dhe ushqimore. Kolegët e vlersonin si një intelektual me diapazon të gjerë, novator, kërkues shkencor dhe vendosmërinë për të marrë mbi vete detyra të rëndësishme. Në 80 vjetorin e Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë në Shangai, Jani mer pjesë në këtë festim madhështor i cili ishte renditur ndër 50 studentët më “të Ndritur”,Brillant, mes 3.2 miljon studentëve që kishin mbaruar studimet . Një vlerësim i jashtëzakonshëm që rrallë e kanë merituar atë, për më tepër bënte krenar atdheun e vetë Shqipërinë.
Pas viteve 90-të kur uzinat ishin në stonjacion, Jani u thirrë pranë agjensisë amerikane të zhvillimit ekonomik ,Unitet Stade Agency (USAID) që merej me mundësin e vazhdimësisë së prodhimit të uzinave kimike, por në një mbledhej të përbashkët të Agjensisë zhvillimit me Ministritë përkatëse, ai projekt u kundërshtua prej tyre, duke lënë uzinat të falimentonin!!!?? Jeta profesionale nuk u ndal brënda kufijëve të Shqipërisë. Pas viteve 97-të fitoi të drejtën të vendosej në Kanada , një vend mjaftë i zhvilluar për teknikën dhe teknologjinë e lartë. 
Atje konkurimi në tregun e punës ishte mjaftë i vështirë ,por falë aftësive të tij intelektuale e tekniko-profesionale , studjues dhe me vullnet te fortëarriti të konkuroj në disa kompani, të fitojë dhe marrë oferta pune në detyra mjaftë të rëndësishme ,siç ishte një nga kompanitë më të mëdha në botë, Messer –Intrernacional. Falë aftësive të tij ngjiti shkallët deri tek përgjegjsi i sigurimit teknik të kompanisë. Aty Jani krijoi kushte teknike në se mund të bënte vetë një projekt të tillë . Kështu që në vitin 2008 hapi kompaninë Orion me teknologji amerikane, dhe në vitin 2012 zgjeroi veprimtarinë prodhuese, ku prodhohen të gjitha llojët e përzjerjeve të gazeve të pastra afërsish 100%. Atje, falë vullnetit të fortë dhe studimeve shkencore studjoi, ideoi dhe projektoi një impjant gazi.
Për të ishte një sfidë e re, një kapitull i ri që tregoi se vlerat e tij inxhinierike kapërxyen kufijtë e botës më të zhvilluar, pasi aftësit e Janit u përballën denjësisht më kërkesat e teknologjisë botrore mjaftë të përparuara që dëshmoi nivelin e lartë të formimit profesional. Këtë projekt e relizoi me sukses që tashmë krijoi kompannë dhe bisnesin e tij familjar. Atje Jani çoi eksperiencën e fituar ndër vite në Azotikun e Fierit dhe kontriboi në realizimin e një vepre moderne duke iu përshtatur me standartet të industrisë bashkohore.
Figura e inxhinier Jani Silës mbetet një shëmbull krenarie dhe i përkushtimit ndaj dijes, punës dhe konkurimit në arenën ndërkombëtare. Ai përfaqëson me dinjitet inxhinierin shqiptar, që falë aftësive dhe përgatitjes së lartë shkencore, bashkohore ka lënë gjurmë si në vendlindje, ashtu dhe në arenën ndërkombëtare, familja, ne shokët dhe bashkëqytetarët e tij ndihemi mjaftë krenar për sukseset dhe arritjet e tij!


