Personazh

Jani Sila, studenti fierak që u laurua inxhinier në Universitetin e Shangait me medalje të Artë – Nga Demir Korita

Jani Sila, studenti fierak që u laurua inxhinier në Universitetin e Shangait me medalje të Artë – Nga Demir Korita
FieriSot · Foto ilustruese

Në 80 vjetorin e Universitetit ku studjuan 3.2 milion studentë, Jani ishte renditur ndër 50 studentët më të Ndritur ( Brilant)

Figura e inxhinierit të shquar Jani Sila, shkëlqimi i tij në azotikun e Fierit dhe angazhimi si studiues, projektues e konstruktor në ndërtimin e një impianti gazi në Kanada e lartësuan  së  tepërmi personaliteti e tij shkencor!

Në radhët e inxhinierëve që i dhanë dritë e jetë industrisë shqiptare, emri i Jani Silës qëndron me dinjitet të veçant, si simbol i dijes, përkushtimit dhe veprimtarisë së tij shkencore. Që në rininë e herëshme Jani u dallua për vullnetin e jashtzakonshëm dhe  rezultate të shkëlqyera në shkollën 8vjeçare dhe atë të arsimit të mesme. -Gjimnazin “Janaq Kilica” e përfundoi me notën maksimale 10-të, vlerësuar me medalje të Artë,  një tregues i qartë i zgjuarsisë , vullnetit , talentit, disiplinës dhe seriozitetit që e shoqëruan gjatë gjithë jetës. Në vitin akademik 1972 shteti shqiptar i mundësoi  të drejtën për të vazhduar studime e larta në Republikën Popullore të Kinës. Rrugëtimi i tij i jetës e i dijes  vijoi në Shangai,  kur ndoqi studimet në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë, Fakulteti i Petrokimisë. Larg vendlindjes, qysh në vitin e parë përvetsoi gjuhën kineze duke i hapur rrugën që të vazhdonte fakultetin.

Në fakultet Jani pati  mjaftë shokë student nga vende të huaja, ku shumë shpejt u miqësua me ta. Edhe  atje larg vendlindjes Jani u shqua si student EKSELENT dhe mjaftë i përgatitur .Ai nuk ishte vetëm një student i shkëlqyer , por shëmbull që nderonte origjinën dhe vendlindjen- Shqipërinë. Ato vite Jani përvetsoi disa gjuhë të huaja si: anglishten, rusishten, italishten dhe arabishten, të cilat do i shërbenin për thellimin dhe studimin  për të ardhmen  në literaturën shkencore e bashkohore.

Pas dipllomimit si inxhinier,  në vitin 1977 kthehet në atdhe, dhe u bë pjesë e një prej veprave më të mëdha industriale –Azotikun e Fierit. Ku sipari punoi si dispeçer  i  Uzinës dhe u njoh nga afër me të gjitha proçeset teknologjike  të cilat i përvetsoi në një periudhë të shkurtër. Si i tillë jetoi  me profesionin dhe u përpoq për përmisimin e çdo hallke prodhimi. Për aftësitë e tij intelektuale dhe teknike, Jani  kreu detytën e kryetarit të Byros Teknike, dhe për disa vjetë kreu detyrën e K/ ing të Azotikut periudhë që i shërbeu për  studimin dhe  e  përkthimin  e  mjaftë literatuë botrore. Gjithashtu  kreu mjaftë operacione e proçese të ndërlikuara në përmisimin e teknologjisë, në projektet madhore , si ajo e ideimit dhe projektimit  në bazën mekanike të Azotikut të një Uzine  të re Ureje, dhe linjave të reja shumë të domozdoshme për industrinë kimike  atë të lehtë dhe ushqimore. Kolegët e vlersonin si një intelektual me diapazon të gjerë, novator, kërkues shkencor dhe  vendosmërinë  për të marrë mbi vete detyra të rëndësishme.  Në 80 vjetorin e Universitetit  të Shkencës dhe Teknologjisë në Shangai, Jani mer pjesë në këtë festim madhështor   i cili  ishte renditur ndër 50 studentët  më  “të Ndritur”,Brillant, mes 3.2 miljon studentëve që kishin mbaruar studimet . Një  vlerësim i jashtëzakonshëm që rrallë e kanë merituar atë, për  më tepër bënte krenar  atdheun e vetë Shqipërinë.

Pas viteve 90-të kur uzinat ishin në stonjacion, Jani u thirrë pranë agjensisë amerikane të zhvillimit ekonomik ,Unitet Stade Agency (USAID) që merej me mundësin e vazhdimësisë së prodhimit të uzinave kimike, por në një mbledhej të përbashkët të Agjensisë zhvillimit me Ministritë përkatëse,  ai projekt u kundërshtua prej tyre, duke lënë uzinat të falimentonin!!!?? Jeta profesionale nuk u ndal brënda kufijëve të Shqipërisë. Pas viteve 97-të fitoi të drejtën të vendosej në Kanada , një vend mjaftë i zhvilluar për teknikën dhe teknologjinë e lartë. 

Atje konkurimi në tregun e punës ishte mjaftë i vështirë ,por falë aftësive të tij intelektuale e tekniko-profesionale , studjues  dhe me vullnet te fortëarriti të konkuroj në disa kompani, të fitojë dhe marrë oferta pune në detyra mjaftë të rëndësishme ,siç ishte një nga kompanitë më të mëdha në botë, Messer –Intrernacional. Falë aftësive të tij ngjiti shkallët deri tek përgjegjsi i sigurimit teknik  të kompanisë. Aty  Jani krijoi kushte teknike në se mund  të  bënte vetë një  projekt të tillë . Kështu që në vitin 2008  hapi kompaninë  Orion  me teknologji amerikane,  dhe në vitin 2012  zgjeroi veprimtarinë prodhuese,  ku prodhohen të gjitha llojët e përzjerjeve të gazeve të pastra afërsish 100%. Atje, falë vullnetit të fortë dhe studimeve shkencore   studjoi,  ideoi dhe projektoi një impjant gazi.

Për të ishte një sfidë e re,  një kapitull i ri që tregoi se vlerat e tij  inxhinierike  kapërxyen kufijtë e botës më të zhvilluar, pasi aftësit e Janit u përballën denjësisht më kërkesat e teknologjisë botrore mjaftë të përparuara që dëshmoi nivelin e lartë të formimit profesional.   Këtë projekt  e relizoi me sukses që tashmë krijoi  kompannë  dhe bisnesin e tij familjar.  Atje Jani  çoi eksperiencën e fituar ndër vite në Azotikun e Fierit dhe kontriboi në realizimin e një vepre moderne duke iu përshtatur me standartet  të industrisë bashkohore.

Figura e inxhinier Jani Silës mbetet një shëmbull krenarie dhe i përkushtimit ndaj dijes, punës dhe konkurimit në arenën  ndërkombëtare. Ai përfaqëson me dinjitet inxhinierin shqiptar, që falë aftësive dhe përgatitjes së lartë shkencore, bashkohore ka lënë gjurmë si në vendlindje, ashtu dhe në arenën ndërkombëtare,  familja, ne shokët  dhe bashkëqytetarët e tij ndihemi  mjaftë krenar për sukseset dhe arritjet e tij!