Uncategorized

Banorët e Roskovecit protestë kundër Termocentralit të ri: Mos na merrni jetën! I vënë flakën shtyllës së piketimit

Dhjetëra banorẽ të fshatrave Suk1, Suk 2 , Arapaj, Jagodinë , dhe Strum të Roskocec jane ngritur mesditën e sotme nẽ një protestë kundẽr ndẽrtimit tẽ Termocentralit tě ri me kapacitet 170 MË , të miratuar tashmë nga zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Energjisẽ Belinda Balluku.

Ata kanë pohuar të indinjuar se ndẽrtimi i impiantit që do të prodhojë energji gazi, do të sjellë dëme të paimagjinueshme për mjedisin, shëndetin e popullatës së zonës dhe tokat bujqësore ku 700 ha janë vetëm sera.

Cest la vie

“Kjo është zonë blegtorale e bujqësore. Mbi 750 ha sera që prodhojnë për vendin tonë, BE e Ballkanin. Kjo është tokë buke Kemi ardhur deri në Tiranë por kryeministri s’na dëgjon.

“I bëj thirrje kryeministrit. Ne jemi pro të votojmë vetëm të anulojë këtë. Shumë banorë kanë frikë të dalin se i ka bërë presion zonja kryetare e bashkisë” thotë Bledar Metushi, banor I zonës

Ata kanë apeluar njëzëri të parandalohet ndërtimi i këtij Teci që sipas tyre do të shkaktonte helmim të përmasave të mëdha për gjithë zonën. Ata kanë pohuar gjithashtu se refuzimi për të dëgjuar zërin e banorëve dhe mungesa e cdo konsultimi me ta është shenjë e arrogancës së pushtetit që synon shpopullimin e zonës me 10 mijë banorë dhe dy shkolla té mbushura plot me nxënës teksa kanë theksuar se ky projekt nuk përfaqëson të ardhmen për fëmijët e tyre .

Banorët kanë pohuar gjithashtu se do ti shkojnë deri në fund kundërshtimit të ndërtimit të këtij Teci duke iu drejtuar edhe Parlamentit Europian.

Në shenjë revolte ata i kanë flakën një prej shtyllave të betonit, që është vendosur për piketim.

“Ja këtë tym do të thithim ne”

Në krah të banorëve ka dalë dhe Elena Kocaqi, historiane dhe themeluese e një partie të re “Aleanca kombëtare shqiptare”

“Po bëhet e gjitha për ti çuar energji Greqisë. Pse duhet të bëhet TEC në mes të qendrës më të rëndësishme bujqësore të Shqipërisë. Ka prapavijë kriminale. Nuk do ta lejojmë. Greqia të gjejë vend tjetër të bëjë TEC, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Të gjithë ata që po hedhin Fierin për ngritjen e TEC do të kallëzohen penalisht që nga kryeministri, zv/kryeministrja dhe kryetarja e bashkisë së Roskovecit.  Të gjithë këta banorë kanë qenë në emigracion, I kanë mbledhur ato lekë dhe kanë ngritur serat. Nuk mund të vish brenda ditës e tua shkatërrosh. Banorët nuk do të tërhiqen e ne do i mbështesim banorët” tha ajo.

Banorwt kanw pankarta nw duar ku shkruhet "Mos na merrni jetën!" 'Mos na vrisni" 

Sipas Vendimit të Ministrave termocentrali do të ndërtohet dhe vihet në operim brenda 36 muajsh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi për njé periudhë 49- vjecare.

S.G/Shqiptarja.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button