Home Blog Page 2

Mbi 1300 gjoba për shkelje rrugore në Fier përgjatë një jave

0
Mbi 1300 gjoba për shkelje rrugore në Fier përgjatë një jave

 Policia Rrugore e Fierit ka kryer monitorim intensiv me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kësaj jave, për shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor, janë proceduar penalisht 12 shtetas. Prej tyre, 6 janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa lejedrejtimi, ndërsa 6 drejtues të tjerë mjetesh janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa lejedrejtimi.

Në kuadër të kontrolleve parandaluese, të organizuara me grupe kontrolli në rrugët urbane dhe lokale, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 1313 masa administrative.

Konkretisht, 921 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë në rrugët interurbane dhe në autostradën A2; 19 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit; 2 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 20 masa administrative për parakalim të gabuar; 10 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit; 341 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat përbëjnë burim aksidentesh.

Gjithashtu, janë sekuestruar 6 motomjete që qarkullonin pa dokumentacionin dhe targat përkatëse.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Panahor, rifillon ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë

0
Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Panahor, rifillon ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë

Operacioni për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit në zonën e Panahorit vijon edhe këtë mëngjes me angazhimin e dhjetëra forcave në terren.

Në operacion janë përfshirë 40 trupa të Forcave të Armatosura, 25 efektivë të shërbimit zjarrfikës me 4 mjete zjarrfikëse, si dhe 30 forca të bashkisë.

Gjithashtu ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të zjarrit

Sipas të dhënave të agjencisë Europiane të Mbrojetjes ndaj Zjarreve, raportohet se deri me tani në vendin tonë janë djegur 1636 hektarë pyje.

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

0
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri shtetasi kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i dënuar me 14 vite burg pas hetimeve të SPAK.

Burime të gazetares së Top Channel Anila Hoxha konfirmojnë se i shumëkërkuari iu dorëzua autoriteteve shqiptare në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Rodriguez është një nga trafikantët e përfshirë në dosjen e Frakullës, i njohur ndryshe si “Kimisti”, i cili pas operacionit antikokainë kishte arritur të largohej nga Shqipëria.

E rëndë në Roskovec: Ndërron jetë 69-vjeçari, pësoi arrest kardiak gjatë një sherri ku ishte i përfshirë i biri

0
E rëndë në Roskovec: Ndërron jetë 69-vjeçari, pësoi arrest kardiak gjatë një sherri ku ishte i përfshirë i biri

Roskovec/

Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, shtetasi me iniciale B. V., 69 vjeç, banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore Roskovec.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 69-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, pasi ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti të çastit ndërmjet djalit të tij dhe një shtetasi tjetër, pa qenë vetë i përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Zjarri përfshin banesën dy katëshe në Fier, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

0
Zjarri përfshin banesën dy katëshe në Fier, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier.

Flakët kanë përfshirë katin e dytë të banesës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilat kanë punuar për vënien nën kontroll të zjarrit, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar shkakun e plotë të ngjarjes dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Top Channel

Mes flakëve në Mallakastër, avioni ‘Air Tractor’ ben testin e parë! Edhe 2 avionë të tjerë pritet t’i bashkohen forcave zjarrfikëse

0
Mes flakëve në Mallakastër, avioni ‘Air Tractor’ ben testin e parë! Edhe 2 avionë të tjerë pritet t’i bashkohen forcave zjarrfikëse

Avioni “Air Tractor AT- 833”, i cili po ndihmon për fikjen e zjarreve në Mallakastër i përket kompanisë me të cilën qeveria shqiptare ka lidhur kontratë për blerjen e 3 avionëve të ngjashëm, të cilët do t’i bashkohen Forcës Ajrore shqiptare në fund të vitit.

Avioni i parë i ardhur të martën, do të pasohet edhe nga një avion i dytë në ditët në vijim dhe synon të stërvise pilotët shqiptarë për përdorimin e tyre.

Aktualisht, burime bëjnë me dije avioni i parë po përdoret nga pilotët e kompanisë, dhe në vijim do t’i bashkohen edhe pilotët shqiptarë.

Sakaq, në operacion po marrin pjesë edhe helikopterë të Forcës Ajrore dhe droni Bayraktar qe përdoret për zbulimin dhe monitorimin e vatrave të zjarrit.

Lufta me flaket vijon prej dy ditesh në fshatin Riban të Mallakastrës. Gjate nates flaket jane përhapur drejt masivit pyjor të Lofkëndit dhe fshatit Ngraçan.

Për shkak të terrenit të thepisur, bimësisë së dendur dhe erës, ndërhyrja në tokë mbetet shumë e vështirë.

Banorët që u evakuuan një ditë më parë janë rikthyer në banesat e tyre, ndërsa sipas të dhënave paraprake flakët kanë djegur rreth 15 hektarë sipërfaqe pyjore.

Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion

0
Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion

Situata nga zjarri në Mallakastër është përkeqësuar sërish.

Flakët në fshatin Riban janë përhapur gjatë natës, duke krijuar rrezik të shtuar për masivin pyjor të fshatit Lofkënd.

Operacioni po zhvillohet në dy drejtime, në Riban dhe Lofkënd, ku janë angazhuar 65 zjarrfikës dhe forca bashkiake nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, dy autobote me ujë, ndërsa pritet të ndërhyjnë edhe rreth 40 ushtarë të Forcave të Armatosura.

Ndërhyrja po bëhet edhe nga ajri, me një helikopter dhe një avion.Terreni i vështirë, bimësia e dendur, shtrirja e madhe e zjarrit dhe era po e bëjnë shumë të vështirë ndërhyrjen nga toka.

Për këtë arsye ka nisur ndërhyrje me helikopter, me qëllim izolimin e vatrës.

Fshati Riban i Mallakastrës u përball edhe dje me një situatë të vështirë nga zjarret, çka bëri që disa familje të evakuohen.

Policia ka dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe për ka nisur hetimet, ndërsa disa persona janë shoqëruar.

Pas funeralit të Barezit, Igli Tare bie pre e hajdutëve, i vjedhin çantën në tren!

0
Pas funeralit të Barezit, Igli Tare bie pre e hajdutëve, i vjedhin çantën në tren!

Igli Tare u përball me një episod të pazakontë pas funeralit të Franko Barezit në Itali.

Ish-drejtori sportiv i Milanit dhe Lacios ndodhej në tren, kur i vodhën çantën nga rafti i bagazheve mbi sedilje.

Policia reagoi me një deklaratë ku tregonte se autori u identifikua pas denoncimit të Tares në stacionin Roma Termini. Pamjet e kamerave të sigurisë ndihmuan policinë, teksa më pas erdhi arrestimi dhe çanta iu kthye Tares.

“Në tren, fatkeqësisht, ndonjëherë mjafton vetëm një çast shpërqendrimi për të pasur një surprizë të pakëndshme, siç i ndodhi Igli Tares, të cilit iu vodh çanta nga rafti i bagazheve mbi sedilje.

Megjithatë, për fat të mirë, drejtuesi sportiv, sapo zbriti nga treni në stacionin Roma Termini, reagoi menjëherë duke iu drejtuar Policisë Hekurudhore të rajonit të Lazios.

Policët, falë pamjeve të kamerave të sigurisë, arritën të identifikonin autorin e vjedhjes brenda pak minutash.

Autori u lokalizua, u arrestua dhe çanta iu kthye pronarit të saj.

Ajo që dukej se kishte nisur si një ditë e keqe, përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme falë punës së policisë sonë”.

Tatimet: Fermerët aplikojnë për 5,9 milionë euro kompensim, Fieri në vend të parë

0
Tatimet: Fermerët aplikojnë për 5,9 milionë euro kompensim, Fieri në vend të parë

Procesi i aplikimit për kompensimin 10% të fermerëve përmes autofaturës po vijon me ritme pozitive. Deri më 27 korrik janë dorëzuar 2 397 aplikime, ndërsa vlera totale e kompensimit ka arritur në 5,9 milionë euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, numrin më të lartë të aplikimeve e kryeson Drejtoria Rajonale e Tatimeve Fier me 1 232 aplikime, e ndjekur nga Berati me 617, Elbasani me 208, Shkodra me 159 dhe Korça me 117 aplikime.

Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Dibër dhe ajo e Durrësit kanë regjistruar nga 17 aplikime secila, Lezha 9, Saranda 8, Gjirokastra 7, ndërsa Tirana dhe Vlora kanë regjistruar nga 3 aplikime.

Tatimet u bëjnë thirrje fermerëve të regjistruar të aplikojnë përmes sistemit e-Filing, për të përfituar kompensimin që u takon për shitjet e produkteve bujqësore të dokumentuara me autofaturë.

Afati i aplikimit për faturat e periudhës janar–qershor 2026 është deri më 31 dhjetor 2026. Sipas administratës tatimore, skema synon të mbështesë fermerët e regjistruar dhe të nxisë formalizimin e aktivitetit në sektorin bujqësor.

Zjarri në Mallakastër, reagon Policia e Fierit: Po hetohet edhe pista e zjarrvënies se qëllimshme, disa të shoqëruar në Komisariat

0
Zjarri në Mallakastër, reagon Policia e Fierit: Po hetohet edhe pista e zjarrvënies se qëllimshme, disa të shoqëruar në Komisariat

Policia e Fierit po heton dyshimet se zjarri në Mallakastër mund të jetë shkaktuar qëllimisht dhe për këtë arsye disa persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Zv.drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Taulant Gjoka, tha për mediat se në operacionin për shuarjen e flakëve në Mallakastër ka një angazhim të fortë institucional për të ndihmuar banorët e rrezikuar dhe neutralizuar flakët.

“Ky është një operacion kompleks. Jemi të angazhuar të gjithë për të siguruar një perimetër sigurie dhe ndihmuar banorët e rrezikuar. Kemi shoqëruar disa persona në komisariat me të cilët po kryhen veprimet hetimore për të grumbulluar të dhënat me interes për hetimin dhe sqaruar statusin e tyre lidhur me dyshimet e arsyeshme që mund të ketë për një zjarrvënie të qëllimshme. U bëj apel qytetarëve të Fierit të tregojnë kujdes me mjedisin, zjarret dhe bashkëpunimin me forcat e Policisë” tha Gjoka