Bashkia e Fierit do të zhvillojë çdo të martë pritje me qytetarët, me synim dëgjimin nga afër të problematikave, shqetësimeve dhe kërkesave të komunitetit.
Sipas njoftimit të Bashkisë Fier, takimet do të zhvillohen në Sallën e Këshillit Bashkiak, nga ora 13:30 deri në 16:00.
Qytetarët kanë mundësinë të paraqesin problematikat që lidhen me shërbimet, nevojat e komunitetit apo çështje të tjera që kërkojnë adresim nga institucionet vendore.
Bashkia Fier fton qytetarët të shfrytëzojnë këtë mundësi për të përcjellë shqetësimet dhe kërkesat e tyre drejtpërdrejt pranë institucionit.

