Lajme nga Fieri

Protestë në Patos, banorët kundër shkrirjes së bashkisë: Të ruhet identiteti i ‘qytetit të naftëtarëve’

Protestë në Patos, banorët kundër shkrirjes së bashkisë: Të ruhet identiteti i ‘qytetit të naftëtarëve’
FieriSot · Foto ilustruese

Dhjetëra banorë protestuan paraditen e sotme kundër shkrirjes së Bashkisë së Patosit dhe bashkimit të saj me Fierin.

Sipas tyre, Patosi ka konsoliduar prej vitesh identitetin e tij si “qyteti i naftëtarëve”, ndërsa performanca e bashkisë renditet ndër më të mirat në vend.

Rreth 200 naftëtarë kanë humbur jetën në industrinë e naftës, thanë protestuesit, të cilët kërkuan që në qendër të qytetit të vendoset edhe busti i një naftëtari.

“Jemi e katërta apo e pesta herë që po mblidhemi këtu. Populli është shumë i irrituar në drejtim të shkrirjes së bashkisë Patosit. Është një krim. Ka pasur nga të gjitha llojet e të ardhurave, e ka mbuluar vetveten, ashtu si edhe neve nafta. Partia Socialiste e bëri këtë, po jo t’i vërë shkelmin Partia Socialiste. Për këtë jemi shumë të indinjuar. Do t’i vazhdojmë protestat edhe në të ardhmen.

”Unë jam direkt i betuar, i atij krahu se kështu jemi ndarë neve. Po këto që nuk shkon edhe babanë tim e  kundërshtoj. Njerëzit kanë halle dhe kanë probleme, do ngrihet prej këtu të shkojë atje. Është turp që kur ngremë ne probleme këtu naftëtarëve.

Neve na rritet kosto i jetesës. Na hoqën në spitalin kur ishim këtu, se e kemi me Fierin. Për një vizitë për një lloj sëmundje vetëm urbani do 10 mijë lekë. Duan të heqin nga memoria shqiptare politike industrinë e naftës e gazit që e shkatërruan, por edhe të drejtat që na kanë premtuar për statutin e luftëtarëve çdo zgjedhje dhe s’na e kanë dhënë”, thonë disa prej banorëve.

Ashtu si në protestat e mëparshme, banorët paralajmëruan përshkallëzim të protestave, ndërsa theksuan se duan të jenë pjesë e një procesi të gjerë konsultimi për reformën territoriale.

Ata bënë thirrje për mobilizim më të madh në mbrojtje të asaj që e cilësojnë si “kauzë identiteti”.