10.11.2026Moti në Fier
Fieri Sot
Gjuhët

Përkthe faqen me shërbim të jashtëm:

EnglishItalianoΕλληνικά

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

admin · 27.08.2026 · 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte (27 gusht) në  Lungomare të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se një 61-vjeçare me inicialet E.H., është dhunuar brutalisht.

Gazetarja Afrovita Hysaj mëson se gruaja është qëlluar me sende të forta (sqepar) në kokë.

61-vjeçarja është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, ndonëse gjendja e saj paraqitet kritike.

Argjendari Enklev — Telefon, Facebook dhe Instagram

Nuk ka ende informacione mbi autorin dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa blutë e qytetit bregdetar po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e autorit.

Si e vlerëson këtë lajm?

Hyr në llogari për të votuar · Një votë për lajm.

Komentet

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *