Aktualitet

“Nuk kam prekur financat publike”/ Agasi në qeli, avokati Maks Haxhia zbulon pretendimet e biznesmenit: Duam të na dorëzohet dosja

“Nuk kam prekur financat publike”/ Agasi në qeli, avokati Maks Haxhia zbulon pretendimet e biznesmenit: Duam të na dorëzohet dosja
FieriSot · Foto ilustruese

Maks Haxhia, avokati i Ergys Agasit, të arrestuar mbrëmjen e djeshme në Durrës, ka dhënë një deklaratë për mediat nga blloku i sigurisë, aty ku edhe është transferuar Agasi mbrëmjen e djeshme pas marrjes në pyetje nga agjentët e BKH.

Haxhia: Ky është një takim i parë dhe përgatitemi për procesin që është në ditët ee afërta lidhur më arrestin dhe kushtet e arrestimit. Kuptohet që ne duam dosjen, sepse është e turpshme që edhe pas kaq kohësh që e kemi kërkuar, kjo nuk ka ndodhur.

Pa dosjen nuk ngremë dot pretendimet. Agasi pretendon se është jashtë çdo ngarkesë juridike pasi nuk ka prekur financat publike pasi nuk ka mbajtur funksione të autoriteteve që menaxhojnë financat publike, as lidhur me tenderat. Media e ka fryrë dhe zbadhur çështjen.

Këta të fusin në burg pastaj të bëjnë hetimet. Si ajo historia që të marrin të presin këmbën e pastaj të numërojnë i ke apo jo të dyja këmbët.