Home Blog Page 8

Apolonia e femrave shkruan histori, debuton për herë të parë në UEFA Women’s Champions League

0
Apolonia e femrave shkruan histori, debuton për herë të parë në UEFA Women’s Champions League

Një moment historik për futbollin e femrave në Fier, Apolonia do të shkruajë një faqe të re në historinë e saj, duke debutuar për herë të parë në UEFA Women’s Champions League, kompeticioni më i rëndësishëm europian për klubet e futbollit të femrave.

Skuadra fierake do të përballet me ekipin suedez Hammarby IF, në një sfidë të veçantë që do të mbetet gjatë në kujtesën e klubit, lojtareve dhe tifozëve.

Në prag të kësaj aventure të madhe, Apolonia ka forcuar edhe më shumë organikën e saj me afrime të rëndësishme. Në skuadër janë rikthyer dy ish-lojtare të klubit, Vanesa Levendi dhe Marinela Mema.

Levendi vjen pas eksperiencës së saj në kampionatin turk, ndërsa Mema bashkohet me Apoloninë pas aventurës te Gramshi. Të dyja janë mesfushore me cilësi të spikatura dhe pritet të sjellin më shumë eksperiencë dhe alternativa në repartin e mesfushës.

Takimi do të luhet më 5 gusht 2026, në orën 15:30, në stadiumin “Pozzo-La Marmora” të qytetit Biella.

Apolonia do të ketë mundësinë të masë forcat me një prej ekipeve të njohura të Europës dhe të përfaqësojë denjësisht Fierin dhe Shqipërinë në skenën më të madhe të futbollit të femrave.

Nëse Apolonia humbet ndaj Hammarby IF, rrugëtimi i saj në UEFA Women’s Champions League nuk përfundon menjëherë, por do të ndeshet me humbësen e çiftit Juventus-Torreense të Portugalisë.

Kjo do të thotë se vajzat e Apolonisë kanë të paktën dy ndeshje europiane të garantuara në këtë aventurë historike.

Lirohet nga burgu Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit

0
Lirohet nga burgu Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga burgu pas dy vitesh në qeli, dhe do të vijojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se vendimi është marrë nga gjykata pas shqyrtimit të kërkesës së Beqajt për shuarjen e masës “arrest në burg”, me argumentin se janë tejkaluar afatet e paraburgimit.

Beqaj ndodhej në masën e sigurisë “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për dosjen e SASPAC, ndërsa tashmë do të qëndrojë në masën më të lehtë të sigurisë, “arrest në shtëpi”.

Nafta arrin në 214 lekë/litër, benzina shkon në 199 lekë! Ende asnjë “shenjë” për rikthimin e Bordit

0
Nafta arrin në 214 lekë/litër, benzina shkon në 199 lekë! Ende asnjë “shenjë” për rikthimin e Bordit

Në këtë fund muaji vendi ynë është përballur me një tjetër valë çmimesh të larta të karburanteve duke u shtrenjtuar më tej.

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë shtyrë çmimin e naftës në bursat ndërkombëtare rreth 90 dollarë për fuçi, duke sjellë valën e re të shtrenjtimit edhe në tregun vendas. Kjo fundjavë i gjen drejtuesit e automjeteve përballë një tjetër rritjeje të çmimeve. Nafta është rritur me 8 lekë për litër, ndërsa benzina me 10 lekë. Një ndryshim që përkthehet menjëherë në më shumë kosto për çdo furnizim dhe për çdo kilometër të përshkuar.

Kjo rritje e çmimeve reflektohet edhe në bursën Platts të Mesdheut së cilës i referohemi. Në datë 27 korrik nafta u importua për 1311 dollarë për ton ndërsa në datë 30 korrik u zhdoganua për 1393 dollarë për ton. Në bursë nafta brent luhatet në vlerën e 90 dollarëve për fuçi.

Kjo rritje e çmimeve në këtë periudhë të sezonit turistik rëndon edhe më shumë xhepat e qytetarëve të cilët i përdorin automjetet e tyre me naftë apo benzinë për rrugë të gjata si pasojë e pushimeve. Ndonëse vërehet një rritje e vazhdueshme e çmimeve ende nuk ka një njoftim për ringritjen e bordit të transparencës nga Këshilli i Ministrave. Një situatë e tillë ka ngritur dhe shqetësimin e të shoqatave të transportit të cilat rikërkojnë subvencionimin. Ndërkohë vendet e rajonit kanë ndërhyrë prej javësh tashmë për të zbutur goditjen te konsumatorët. Serbia riktheu tavanet për çmimet e karburanteve, ndërsa Mali i Zi uli përkohësisht akcizën, duke mbajtur çmimin e naftës rreth 1.65 euro për litër.

Nëse në vendet fqinje qeveritë kanë zgjedhur të ndërhyjnë për të zbutur efektet e shtrenjtimit, në Shqipëri barra fiskale vijon të mbetet një nga arsyet kryesore që karburanti kushton më shtrenjtë. Dhe për sa kohë tensionet në tregjet ndërkombëtare vazhdojnë, drejtuesit e mjeteve rrezikojnë të përballen me rritje të tjera të çmimeve./ Top Channel

Gruaja e të dënuarit me burg përjetë Florenc Çapja, godet gazetarin Elton Qyno

0
Gruaja e të dënuarit me burg përjetë Florenc Çapja, godet gazetarin Elton Qyno

Policia e Tiranës, që prej mesditës së djeshme, ka shpallur në kërkim Rosela Nallbatin alias Çapjan dhe babain e kësaj të fundit, Romir Nallbatin, pasi kanë goditur me sende rrethanore gazetarin Elton Qyno.

Sipas mediave, raportohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së gazetarit, i cili prej më shumë se 21 vitesh ka ushtruar detyrën e gazetarit të Kronikës së Zezë në disa nga mediat kryesore të vendit.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në ambientet e Spitalit Amerikan 3 në Tiranë, ku gazetari Qyno kishte shkuar për të kontaktuar një nga doktorët e këtij spitali. Në befasi dhe në prezencë të dhjetëra personave, gazetari është ndeshur menjëherë me veprime të dhunshme nga ana e një shtetaseje të panjohur prej tij, që më vonë është identifikuar si Rosela Nallbati alias Çapja.

Pas verifikimeve të bëra nga oficerët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë, Rosela Çapja rezultoi të jetë gruaja e Florenc Çapjas, një personazh i botës së krimit në Elbasan, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e babë e bir, Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri. Njëherësh, Florenc Çapja është dënuar nga Gjykata e Posaçme edhe për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.

Prej ditës së djeshme, Policia e Tiranës ka kryer një seri veprimesh për ta lokalizuar dhe ndaluar Nallbatin, por deri në këto momente nuk është bërë e mundur një gjë e tillë, për shkak të fshehjes së saj. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike në ambientet e Spitalit Amerikan, duke dokumentuar të gjitha veprimet kriminale të Nallbatit.Kontrolle janë kryer në disa zona, përfshirë edhe në banesën e saj në Elbasan, por nuk është bërë e mundur të gjendet.

Regjisori i njohur denoncon aneksimin e Patosit, “Nje maskarade politike”

0
Regjisori i njohur denoncon aneksimin e Patosit, “Nje maskarade politike”

PATOS VITI 0 !

Reforma e re administrative territoriale tenton te fshije mes shume te te tjerash edhe Bashkine e qytetit tim ku u linda dhe u rrita.

Ne renien e lapsit te kesaj tentative te qeverise nuk llogaritet asgje dhe mbi te gjitha Kujtesa e Qytetit si histori e qytetareve te cilet krijuan pune, jete dhe gjenerata te tera njerezish.

Nuk do hyj ne detaje se cfare ka qene e eshte qyteti prej nga vij, cfare i ka dhene ekonomise kombetare ajo toke e bekuar perreth, njerezit e mrekullueshem qe ka nxjerre dhe nostalgjise te te gjitheve Ne per ate vend.

Te gjitha keto duhet te merren parasysh me pare sesa kalkulimet ekonomike te cilat egersisht zhdukin peshen e rendeses administrative qe duhet tu jepet qyteteve te tille te cilet nuk jane pika ne harte por zemra njerezish, sy te vrare nga hallet, mendje te urta e te duruara te cilet kane besuar, kane besuar dhe kane besuar pafundesisht.

Dhe pabesia e atyre beseprereve i godet pa meshire.Tendenca per t’i fshire nga harta eshte qartesisht perpjekje per te centralizuar me shume dhe kontrolluar ne nje dore te korruptuarish te politikes qytetet e vogla e te mesme, duke i’u hedhur aq kocka sa deshiron qeveria, gjunjezimi i njesive te qyteteve perballe pushtetit qendror dhe rrenimi i dinjitetit qytetar , heqja e pavaresise ( aq sa eshte)e pushtetit lokal.

Denoncoj si qytetar kete maskarade politike e cila meriton te protestohet nga cdo qytetar i cdo perkatesie e besimi politik sepse prekja e thyerja qe po behet eshte e permasave te parikuperueshme per Njeriun e Qyteteve te Vogla.

Neser do te jete vone !

Patosi jep voten per 35 vjet, 90 % , ata e fshijne nga harta!

Cfare duhet me per te kuptuar ???!!!

Aksidentohet “Cekja” i Beratit! Makina e tij përplaset me mjetin e klerikut bektashian

0
Aksidentohet “Cekja” i Beratit! Makina e tij përplaset me mjetin e klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë.

Automjeti tip “Mercedes Benz”, që drejtohej nga Sejfulla Myftari, i njohur me emrin artistik “Cekja”, është përplasur me një automjet tip “Ford”, që drejtohej nga Baba Sheh Hormova, klerik bektashian.

Përplasja ka qenë jo frontale, duke shmangur dëmtimet fizike. Si aktori i humorit, ashtu edhe drejtuesi tjetër i mjetit nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Policia Rrugore e Gjirokastrës ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Ish-zyrtarja e PD-së merr drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit!

0
Ish-zyrtarja e PD-së merr drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit!

Jola Hysaj dy ditë më parë është emëruar drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT).

Hysaj, e cila më parë ka mbajtur detyrën e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike.

Ish-sekretarja e PD dha dorëheqjen nga ky funksion në mars të vitit 2026. Ajo zëvendëson Zana Çelën, e cila drejtonte Agjencinë Kombëtare të Turizmit që prej 9 shkurtit 2023.

Emërimi i Hysajt pritet të ndezë debat në skenën politike, pasi vjen pas angazhimit të saj të mëparshëm në Partinë Demokratike.

Ndoshta kjo lëvizje mund të shihet si një tjetër përpjekje e kryeministrit Edi Rama për të afruar në administratë figura që më parë kanë mbajtur funksione në opozitë.

Qarku Fier në vend të parë/ ‘Territorialja’, PD prezanton hartë me 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone!

0
Qarku Fier në vend të parë/ ‘Territorialja’, PD prezanton hartë me 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone!

Dy vizione krejt të kundërta për hartën administrative të vendit kanë mazhoranca e opozita, 15 bashki më pak thonë socialistët, 39 më shumë propozojnë demokratët.

Pasditen e së enjtes PD zbuloi draftin e saj propozohet një ndarje me 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone.

Për selinë blu shtimi i bashkive do të sjellë më shumë shërbime cilësore për qytetarët dhe menaxhim më të mirë të territorit, kështu propozon që të shtohen 39 njësi vendore të reja sidomos në qarqet Fier, Tiranë dhe Lezhë.

Shtimin më të madh të numrit të bashkive PD e propozon në qarkun e Fierit me 6 të tilla, si Fiershegan, Dushk, Ardenicë apo Cakran etj. Kështu Fieri bëhet qarku me numrin më të madh të bashkive në vend me 12 të tilla.

Në vend të dytë vjen qarku i Vlorës, që sipas PD duhet të ketë 11 bashki në territor, dhe propozon të shtohen Orikumi, Amantia, Ksamili dhe Novoselë.

Të tretët janë qarku i Tiranës dhe i Korçës, dhe nga 10 bashki secila. Konkretisht demokratët propozojnë 5 bashki të reja për Tiranën (Dajti, Petrela, Kashari, Ndroqi e Arbana) dhe 4 të tjera për Korçën (Leskovik, Voskopojë, Mokër e Pojan).

Në hartën e selisë blu propozohen 3 bashki të reja në qarkun Shkodër (Velipojë, Deivast, Koplik), 5 në qarkun Lezhë (Bregu i Matës, Orosh, Zadrimë, Mamurras e Rubik), në Dibër shtohen 4 bashki (Maqellarë, Lurë, Shupenzë e Kastriot).

Kurse qarqeve Kukës, Durrës, Elbasan dhe Berat sipas PD duhet t’u shtohen secilës nga dy bashki. Të vetmin qark që nuk prek reforma e propozuar nga demokratët është Gjirokastra të cilën e lë me 7 bashki, aq sa ka aktualisht.

PD ndryshe nga PS nuk e shoqëron me sqarime këtë ndarje territoriale që propozon, por në mesazhin që Luçiano Boçi iu ka dërguar demokratëve thuhet vetëm: “Të nderuar deputetë me miratim të Kryetarit të PD dhe të Kryetarit të grupit ju përcjell listën e bashkive të paraqitur në raport nga ekspertët tanë”.

Më herët gjatë së enjtes, pasi PS publikoi hartën e saj me 46 bashki, Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi, e kundërshtoi atë duke e cilësuar ‘një projekt politik që synon centralizimin e pushtetit vendor’.

Sipas tij, “nuk ka asnjë provë që bashkitë më të mëdha japin shërbime më të mira”, teksa shton se me këtë reformë të re rrezikohet të thellohet edhe më shumë shpopullimi që prodhoi reforma e 2014-ës.

Më tej Boçi e cilësonte draftin si “një thikë pas shpine për qytetarët” dhe bënte thirrje për protesta kundër reformës së propozuar.

Dokumenti i plotë

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë në Kretë, identifikohen viktimat

0
Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë në Kretë, identifikohen viktimat

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor në ishullin e Kretës, në Greqi.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Kissamos-Hania, pranë zonës së Kolimbarit. Sipas informacioneve paraprake, dy të rinjtë po udhëtonin me motoçikletë, kur, në rrethana që ende nuk janë sqaruar, humbën kontrollin e mjetit dhe u përplasën me barrierat anësore të rrugës. Përplasja rezultoi fatale, duke u marrë jetën në vend.

Viktimat janë identifikuar si Edison Xhaka, 28 vjeç, nga Elbasani, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte në Kissamos, si dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç, nga Gramshi, i cili gjithashtu jetonte dhe punonte në zonë.

Të dy përshkruhen nga të afërmit dhe bashkëqytetarët si djem punëtorë dhe të respektuar, me plane dhe ëndrra për të ardhmen, të ndërprera tragjikisht nga aksidenti.

Këmbimi valutor / Euro kap nivelin e 93.2 lekëve, ja sa blihet e shitet dollari sot

0
Këmbimi valutor / Euro kap nivelin e 93.2 lekëve, ja sa blihet e shitet dollari sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 82 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 93.2 lekë dhe do shitet me 94.1 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 100 lekë dhe do shitet me 101 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 108.4 lekë dhe do shitet me 109.6 lekë.