Home Blog Page 10

Përfshihet nga flakët një fermë blegtorale në Patos, 5 mjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë në terren

0
Përfshihet nga flakët një fermë blegtorale në Patos, 5 mjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë në terren

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi”, në Patos.

Sipas informacioneve paraprake nga shërbimet zjarrfikëse, zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen edhe të forcave zjarrfikëse nga Fieri dhe Roskoveci.

Në vendngjarje ndodhen pesë mjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.

Zjarri ka përfshirë jo vetëm fermën, por edhe bazën ushqimore të saj.

Ferma i përket familjes Sanxhaku, ndërsa deri në këto momente nuk ka ende një bilanc të qartë të dëmeve.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen pas përfundimit të hetimeve.

Aksident në Patos, dy të lënduar, transportohen me urgjencë në Spitalin e Fierit

0
Aksident në Patos, dy të lënduar, transportohen me urgjencë në Spitalin e Fierit

Një aksident ka ndodhur pak minuta më pare në unazën e Patosit.

Dy automjete, një tip” Benz” me drejtues shtetasin L. M, dhe një mjet tip” Citroen” me drejtues shtetasin T. M, janë përplasur me njëri- tjetrin dhe si pasojë e goditjes së fortë , bashkëshortja dhe fëmijët e drejtuesit të mjetit “ Citroen” janë lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca të cilat i kanë transportuar menjëherë drejt siptalit Rajonal Fier.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.

Mori dokumentin sekret, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga punimet e Kuvendit

0
Mori dokumentin sekret, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga punimet e Kuvendit

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ështëq përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, me vendim të marrë nga Sekretariati i Etikës këtë të martë, 28 korrik.

Arsyeja e përjashtimit të tij, lidhet me marrjen e dokumentit me informacion të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, mbajti një konferencë për shtyp nga ambientet e jashtme të Kryesisë së Kuvendit lidhur me përjashtimin e Shehajt. Ai u shpreh se rasti i ligjvënësit të opozitës është i përsëritur dhe i paprecedent.

Manja dënoi edhe incidentin me punonjësen e administratës së Kuvendit.

“Rasti i Shehajt është rast i përsëritur. Sekretariati për procedurat, votimet dhe etikën, edhe herë të tjera ka marrë masa disiplinore ndaj deputetit Shehaj. Rasti i djeshëm, në vlerësimin tonë si sekretariat, pjesa e maxhorancës, sepse votimi u nda 4-3, e ndau vota e sekretarit, sepse ju e dini tashmë që në sekretariat jemi me një numër të barabartë votash, 3 maxhoranca, 3 opozita, por vota e sekretarit, që në rastin konkret jam unë, ndan votimin 4-3. Rasti është i paprecedentë, të paktën për mua si sekretar në kaq vite që jam deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ku të jetë fshirë vija e respektit reciprok ndërmjet deputetëve, por dhe stafeve që na mundësojnë të ushtrojmë detyrën tonë si deputet. Është shumë i qartë deklarimi i kryetarit të Kuvendit dje, që dokumenti është konfidencial dhe deputetët ftohen ta lexojnë sipas rregullave të përcaktuara në sallën ‘Gerti Bogdani’. Do të thotë që secili prej deputetëve, kundrejt nënshkrimit të deklaratës së konfidencialitetit, e merr atë dokument, ulet dhe e lexon në atë sallë dhe përsëri e dorëzon atë dokument punonjëses së ngarkuar me këtë detyrë, që në rastin konkret, zonja ishte dhe këshilltare e Komisionit të Sigurisë, në dijeninë time. Lexon dokumentin dhe e lë aty. Zoti Shehaj, e patë të gjithë publikisht, e mori dokumentin, e nxori jashtë sallës, por përsëri brenda mjediseve të Kuvendit, ama deklarimi publik i kryetarit të Kuvendit ishte që kjo marrëveshje do të lexohet në sallën ‘Gerti Bogdani’. Pastaj i keni parë të gjitha ato pamje, se ka një lidhje shkak-pasojë, të gjitha ato pamje të rënda që mua s’më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj punonjëses sonë, që dje u lëndua nga ky veprim, shërim sa më të shpejtë dhe sinqerisht uroj që kjo të mos ndodhë më. Ky rast të jetë i pari dhe i fundit ku shkelet kjo vijë respekti”, u shpreh Manja.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë (27 korrik), kur Shehaj u paraqit në sallë në Kuvend për tu njohur me detajet e marrëveshjes së huas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin e mbrojtjes së jashtme.

Por ai nuk qëndroi gjatë në sallë dhe pasi siguroi një kopje të marrëveshjes në fjalë tentoi të largohej me vrap, ndërsa punonjësja e Kuvendit tentoi ta ndaloi.

Ky akt u cilësua si i paligjshëm nga kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i cili në një reagim në rrjetet sociale tha se Shehaj duhej arrestuar në kushtet e flagrancës pasi ka vjedhur një dokument të klasifikuar.

Madje i bindur se akti i Shehajt përbën shkelje penale, i kërkoi Kuvendit ta referojë rastin edhe ne SPAK me dyshimin se ai ka kryer 5 vepra penale që cënojnë sigurinë kombëtare, pasi dokumentin e marrë mund ta dorëzonte te aktorët e tjerë.

/tvklan.al

Propozimi i qeverise: Check up falas për të gjithë! Nga kontrolli të përfitojnë dhe të moshuarit

0
Propozimi i qeverise: Check up falas për të gjithë! Nga kontrolli të përfitojnë dhe të moshuarit

Kontrollin shëndetësor bazë, nga muaji shtator, ta kryejë pa pagesë çdo person mbi 35 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale i ka propozuar qeverisë heqjen e kufirit të sipërm moshor për check-up-in. Qëllimi, sipas ministres Sala, është që ndryshe nga aktualisht, nga programi kombëtar të përfitojnë edhe moshat mbi 70 vjeç.

“Kemi propozuar pranë Këshillit të Ministrave heqjen e kufizimit të sipërm të moshës për kryerjen e Check-Up falas. Deri më sot, shërbimi ofrohej për grupmoshën 35-70 vjeç. Çdo qytetar mbi 35 vjeç, pavarësisht moshës, do të mund ta kryejë Check-Up falas. Kjo do të thotë se edhe qytetarët 70, 80 apo 90 vjeç do të kenë të njëjtën mundësi për të kryer kontrollet parandaluese, sepse kujdesi për shëndetin nuk ka kufi moshe”, tha ministrja Sala.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ishte në Pogradec, ku në një bisedë me të moshuarit në qendrën sociale ditore prezantoi disa nisma për këtë moshë. Po punohet për ngritjen, për herë të parë, të shërbimit të geriatrisë, fillimisht në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, dhe linjës së parë të këshillimit për të moshuarit.

“Për herë të parë po krijojmë një linjë të dedikuar këshillimi për të moshuarit, ku ata do të mund të marrin informacion, orientim dhe mbështetje për çdo shërbim shëndetësor apo social për të cilin kanë nevojë. Synimi ynë është që asnjë i moshuar të mos mbetet pa informacion dhe pa akses në shërbimet publike”, shtoi më tej ministrja.

Përmes këtyre nismave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale synon të ndërtojë një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj kujdesit për të moshuarit, duke kombinuar parandalimin, shërbimet e specializuara dhe mbështetjen sociale.

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Lushnjë 48-vjeçari, i dënuar në Itali me 11 vite burg

0
Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Lushnjë 48-vjeçari, i dënuar në Itali me 11 vite burg

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 11 vite burg në Itali është arrestuar në Lushnje.

Bëhet fjalë për shtetasin Bledar Buxheli alias Bledar Çelo, 48 vjeç, i cili pas arrestimit pritet të ekstradohet në Itali.

Policia sqaron se 48-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Venecias, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 11 vjet burgim për veprën penale “Trafik droge”, të parashikuar nga Kodi Penal italian.

Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur 8 vjet, 6 muaj e 24 ditë burgim.

Njoftimi:

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Fast”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Fier.

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi një 48-vjeçar nga Lushnja, i dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, finalizuan një tjetër fazë të operacionit policor të koduar “Fast”.

Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara operacionale, në Lushnjë u bë i mundur lokalizimi, identifikimi, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Bledar Buxheli alias Bledar Çelo, 48 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Venecias, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 11 vjet burgim për veprën penale “Trafik droge”, të parashikuar nga Kodi Penal italian.

Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur 8 vjet, 6 muaj e 24 ditë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën

0
Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën

Një i burgosur ka ndërruar jetë brenda ambienteve të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier. Sipas burimeve, bëhet fjalë për të dënuarin Artur (Gent) Ymer Doku (Sherifi).

Nga informacionet e para, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë natyral, pasi i ndjeri vuante nga probleme me zemrën.

Artur Doku ishte duke vuajtur një dënim prej 15 vitesh burgim. Ai ishte dënuar nga drejtësia për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim (dy herë) si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Policia dhe autoritetet e burgjeve po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kur Majacin e burgosën në Shkodër gjatë një ndeshjeje me Vllazninë!

0
Kur Majacin e burgosën në Shkodër gjatë një ndeshjeje me Vllazninë!

(Shkëputur nga libri: “Djemtë e Apolonisë”, një histori për futbollin fierak, i autorit Kristaq Shtëmbari, ish përgjegjës i ekipit fierak në vitet 80-të)

E nisëm rrugën për në Shkodër së bashku me ekipin e veteranëve të futbollit të Apolonisë. Rruga kaloi e gëzueshme dhe me plot humor.

Në bazë të llogaritjeve që kanë bërë trajnerët ne duhet të fitojmë këtë ndeshje. Rivalitet kishte midis dy ekipeve, Apolonia dhe Vllaznia që kishin pikë të barabarta, por me golavarazh më të mirë ishin ne. Stadjumi, si gjithmonë në ndeshjet e viteve të fundit midis këtyre dy ekipeve, ishte i mbushur me sportdashës, të cilët kishin ardhur për të parë spektakël sportiv, protagoniste e të cilit do të ishte Apolonia. Loja filloi e zjarrtë.

Shkodranët goditën portën tonë qysh në minutat e para, pastaj aksioni i fierakëve me një krosim të bukur të Bitës për tek Majaci, i cili godet fort, por jashtë. Sulmi ynë sillte shqetësime të pandërprera vendasve. Tifozeria e zjarrtë shkodrane dukej si një llavë që bëhej e papaërmbajtshme dhe kërcënuese. Pamë që anësori Petrit Brahja, e sinjalizoi gjyqtarin kryesor Bujar Pregja, i cili e ndërpreu lojën menjëherë.

Pas pak, gjithashtu pamë që kryesori Pregja nxorri kartonin e kuq për Majacin. Ekipi ynë reagoi për këtë masë arbitrare dhe të nxituar. U konsultuam në bankinë dhe në vendngjarje shkova unë për të larguar Kujtimin nga fusha e lojës, megjithëse i tërë ekipi e kundërshtoi këtë masë duke e quajtur të padrejtë. Tifozeria na fërshëllyen, megjithëse ne të dy u drejtuam me nxitim drejt dhomavve të zhveshjes, kaluam para tribunës qëndrore duke ecur me vetëdije të pafajshëm dhe të qetë.

Tek dera e dhomës së zhveshjes erdhi një polic i shoqëruar nga një i dytë dhe po na rrinin si karakoll.

Majaci! vishuni shpejt dhe ejani me ne pa mbaruar ndeshja! Ky është urdhëri i eprorëve tanë. Mos na vono!

Mezi munda t’i shkëpusë një përgjigje të fragmentizuar që deshte të thoshte se Majaci, me ecjen, qëndrimin e tij dhe me mbajtjen e duarve në mbathje, kur shkoi para tribunës, kishte “fyer” zotat, që shikonin ndeshjen nga tribuna. E kundërshtova policin se Majaci doli nga fusha i qetë. Për këtë faj të rëndë, më tha polici me ton inkuizitori, sportisti i njohur i Apolonisë, do të shkonte në degën e punëve të brendshme, derisa të vendosnin eprorët për të.

Kundërshtuam të dy me Kujtimin, por ishte e kotë se atje në holl, pashë një palë sy të një pushtetari që e njihja, që me vështronte me një shikim mbretëror, I cili u largua sapo unë dhe Majaci dolëm nga porta e madhe e stadIumit, tani jo me dy por me tre policë. Sapo mbaroi ndeshja, të gjithë me autobus shkuam me një frymë në zyrat e degës. Aty qëndruam.

Ishte dita e 1 Majit dhe në degë nuk ndodhej asnjë nga zyrtarët e lartë. Edhe e nesërmja ishte ditë pushimi. Ne thamë nuk largohemi nga Shkodra pa e marrë Majacin me vete. Pa të nuk kemi ku të vemi. Oficeri i rojës, një burrë ushtarak me një trup të bëshëm, na u përgjigj ftohtë.

–Pse, çkërkoni të bëni, demostratë sot ditën e shënuar të 1 Majit. Kërkoni t’i kundërviheni ligjeve të pushtetit popullor? Ikni me të mirë dhe lëreni Majacin në dorën tonë.

Gjatë kësaj kohe Majaci mbahej i burgosur. Nuk kishin ç’të bënim. U nisëm të mërzitur. E pabesueshmja kishte ndodhur. Ecnim sikur të na kishin hequr njërin sy, njërën mushkri, një këmbë apo një dorë. Autobuzi më dukej si një ambient Dantesk, ku s’ndihej asgjë përveç frymëmarrjes. Në kokë më vërtiteshin mendime të turbullta. Ata që e morrën këtë masë a menduan se Majaci ka familje, ka prindër që e presin të shqetësuar?! Çfarë t’ju themi këtyre njerëzve.

S’kisha dëgjuar ndonjëherë që një sportist, një njeri krejt i pafajshëm të mbahej I burgosur, pse dikujt ju duk se para tribunës ai eci me duar të kryqëzuara. Kujtim Majaci provoi një natë burgu të pafajshëm dhe të pamerituar. Jehona e këtij akti pushtoi gjithë opinionin sportiv të Fierit dhe më gjerë. Ai iu nënshtrua seancave gjyqësore dhe mori pafajësinë’’.

Ndërkohë që shumë vitë më vonë, në një intervistë dhënë gazetës Intervista në vitin 1996, pyetjes së gazetarit se, cili ka qenë momenti juaj më i trishtuar në karrierën tuaj sportive, Kujtim Majaci ju referua, pikërish këtyre dy shembujve të mësipërm, duke thënë se: Ishin ndeshjet me Besën e Kavajës, kur u shkul gjithë Fieri dhe u dënuan tifozët e pafajshëm, vetëm sepse kishin veshur këmishë si e imja. Në atë sezon FSHF-ja na hoqi 6 pikë. Kujtoj me dhimbje edhe ndeshjen me Vllazninë e Shkodrës, kur në tribunë ishte edhe Muho Asllani, anëtar i Byrosë politike të Komitetit Qendror të PPSH-së.

Veprimi im ishte se me bluzë fshiva djersët përpara Muho Asllanit. Ja kjo ishte fyerja. Dhe për këtë më dënuan, duke më përjashtuar për 6 muaj nga veprimtaria sportive.

“Shpëtuam jetën e Rozalinda Plakës”/ Shefi i Policisë rrëfen negociatat me Refit Buzin

0
“Shpëtuam jetën e Rozalinda Plakës”/ Shefi i Policisë rrëfen negociatat me Refit Buzin

Detaje të reja janë zbardhur nga negociatat që çuan në lirimin e 24-vjeçares Rozalinda Plaka, e cila u mor peng nga ish-i fejuari i saj, Refit Buzi, pas ngjarjes tragjike në Vidhishtë të Roskovecit.

Shefi i Stacionit Policor të Roskovecit, Mariglen Koroveshaj, ka rrëfyer se negociatat me autorin zgjatën për disa orë dhe se ishte vetë Refit Buzi ai që kërkoi praninë e tij pranë automjetit ku mbante peng të renë.

Sipas Koroveshajt, autori vendosi si kusht që polici të afrohej i vetëm dhe pa armë, kërkesë që u pranua me qëllim shmangien e përshkallëzimit të situatës dhe shpëtimin e jetës së pengut.

“Autori kërkoi që unë të afrohesha personalisht. Më pas më kërkoi të isha i paarmatosur dhe i vetëm. E zbatova kërkesën e tij, pasi prioriteti ynë ishte të shpëtonim jetën e vajzës dhe të shmangnim çdo veprim që mund ta acaronte më tej”, u shpreh ai.

Polici tregoi se u afrua deri në rreth dy metra nga automjeti, ndërsa operacioni monitorohej në çdo moment nga forcat speciale RENEA.

“Në momentin që u afrova, ai më tha të mos bëja asnjë hap tjetër, sepse do të vriste veten. U tërhoqa dhe vazhduam negociatat derisa u bë e mundur lirimi i pengut. Çdo sekondë ishte vendimtare”, tha Koroveshaj.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni, pas lirimit, Rozalinda Plaka ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike dhe me dëmtime fizike, të shkaktuara gjatë rrëmbimit me forcë nga ish-i fejuari. Sipas shefit të policisë, e reja nuk ishte në gjendje të ecte, ndaj ai e mori në krahë për ta larguar menjëherë nga zona e rrezikut.

Më pas, Koroveshaj u rikthye sërish pranë autorit për të vijuar negociatat, me synimin që ai të dorëzonte armën dhe situata të mbyllej pa viktima të tjera.

Shefi i Stacionit Policor të Roskovecit e cilësoi këtë si momentin më të vështirë të karrierës së tij 12-vjeçare në Policinë e Shtetit.

Përfundon greva në Greqi, rikthehet lëvizja në 4 pikat kufitare me Shqipërinë

0
Përfundon greva në Greqi, rikthehet lëvizja në 4 pikat kufitare me Shqipërinë

Rikthehet shërbimi në pikën kufitare Kapshticë, radhë e gjatë automjetesh! Përparësi mjetet e vogla dhe autobusët

Pas përfundimit të intervalit të pezullimit të lëvizjes, ka nisur kalimi i mjeteve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Dhjetëra automjete të vogla, autobusë dhe kamionë kishin krijuar radhë në anën shqiptare në pritje të hapjes së pikës kufitare greke.

Menjëherë pas rifillimit të lëvizjes, autoritetet nisën nga puna ndërsa radha vijon të jetë e gjatë për shkak të fluksit të krijuar gjatë orëve të pezullimit.

Pas përfundimit të grevës, lëvizja në pikën kufitare ka rifilluar me përparësi mjetet e vogla dhe autobusët.

Ish i fejuari i vrau prindërit, zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës: Si nisi konflikti dhe momentet e tmerrit në banesë

0
Ish i fejuari i vrau prindërit, zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës: Si nisi konflikti dhe momentet e tmerrit në banesë

Është zbardhur dëshmia e Rozalinda Plakës, ish-të fejuarës së Refit Buzit, i cili tre ditë më parë vrau prindërit e saj, ndërsa më pas mori peng për disa orë ish-partneren, përpara se t’i jepte fund jetës.

Në dëshminë e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Rozalinda ka rrëfyer për marrëdhënien e saj me Buzin, arsyet e ndarjes dhe momentet e frikshme të ngjarjes së rëndë.

Ajo ka treguar se lidhja mes tyre kishte nisur disa vite më parë, por sipas saj, problemet në marrëdhënie e çuan drejt vendimit për t’u ndarë në vitin 2024.

Sakaq, Rozalinda nuk ka dhënë detaje në lidhje me paratë, që dyshohet të kenë qenë një nga arsyet që çuan në fundin tragjik.

“Në vitin 2020 kemi shpallur fejesën dhe kemi krijuar hyrje-dalje familjare. Lidhja jonë ka vazhduar deri në vitin 2024, kohë në të cilën unë kam kërkuar të ndahem nga ai, por Refiti nuk ka pranuar. Arsyeja ka qenë sepse ai kishte një jetë të çrregullt, nuk ishte i përqendruar te lidhja jonë, kishte qenë jashtë shtetit në burg dhe të gjitha këto nuk më përshtateshin mua.

”Rozalinda ka deklaruar se prindërit e saj ishin në dijeni të problemeve në këtë marrëdhënie dhe se nuk kishin qenë dakord për lidhjen që në fillim.

“Këto gjëra i dinin edhe prindërit e mi, të cilët nuk kanë qenë dakord për këtë lidhje që në fillim.”

Në lidhje me momentin e sulmit në banesë, Rozalinda ka rrëfyer se ishte duke fjetur kur dëgjoi një zhurmë të fortë, që e ngjau me një krismë arme.

“Kam qenë duke fjetur gjumë në dhomën time, kurse prindërit e mi kanë qenë në dhomën e tyre. Kam dëgjuar zhurmë të fortë që më është dukur si krismë arme dhe kam dalë në korridor të shikoj se çfarë kishte ndodhur.

”Sipas dëshmisë së saj, në korridor ajo ka parë Refit Buzin me armë në dorë dhe babain e saj të shtrirë në tokë.

“Kur dola kam parë shtetasin Refit Buzi në korridor, me një armë të gjatë si ato të gjahut në dorë, si dhe kam parë babain tim Kosta Plaka të shtrirë përmbys te hyrja e dhomës, i mbuluar me gjak.

”Ajo ka treguar se ka tentuar t’i marrë armën, por situata është përshkallëzuar dhe Buzi e ka marrë me forcë nga banesa.

“Unë i kam kapur armën dhe po e mbaja, por Refiti bërtiste: ‘Do t’ju vras të gjithëve’. Më shtyu dhe më qëlloi me grusht, theu derën e dhomës sime dhe aty jam plagosur me copa xhami në trup.

”Më tej, ajo ka treguar se është marrë me forcë dhe është larguar nga banesa bashkë me të.

“Më mori me forcë e më hipi te makina. Momenti kur më mori me forcë nga shtëpia deri kur kam hipur në makinë nuk më kujtohet, sepse kam qenë shumë e tronditur.

”Gjatë negociatave me policinë për dorëzimin e tij, sipas dëshmisë së Rozalindës, është zbuluar edhe një detaj tjetër.

Ajo ka treguar se Buzi ishte zbathur dhe gjatë komunikimit me autoritetet ai ka thënë se këpucët ia kishte dhënë asaj.

Sipas saj, gjatë negociatave prokurori e ka pyetur: “Vetëdorëzohu, pse je zbathur?”, ndërsa ai është përgjigjur:

“I hoqa, ia dhashë… Ia dhashë asaj t’i veshë, se e mora zbathur.”Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin të gjitha rrethanat dhe motivet që çuan në tragjedinë me tre viktima.

Top Channel