Home Blog Page 11

“Shpëtuam jetën e Rozalinda Plakës”/ Shefi i Policisë rrëfen negociatat me Refit Buzin

0
“Shpëtuam jetën e Rozalinda Plakës”/ Shefi i Policisë rrëfen negociatat me Refit Buzin

Detaje të reja janë zbardhur nga negociatat që çuan në lirimin e 24-vjeçares Rozalinda Plaka, e cila u mor peng nga ish-i fejuari i saj, Refit Buzi, pas ngjarjes tragjike në Vidhishtë të Roskovecit.

Shefi i Stacionit Policor të Roskovecit, Mariglen Koroveshaj, ka rrëfyer se negociatat me autorin zgjatën për disa orë dhe se ishte vetë Refit Buzi ai që kërkoi praninë e tij pranë automjetit ku mbante peng të renë.

Sipas Koroveshajt, autori vendosi si kusht që polici të afrohej i vetëm dhe pa armë, kërkesë që u pranua me qëllim shmangien e përshkallëzimit të situatës dhe shpëtimin e jetës së pengut.

“Autori kërkoi që unë të afrohesha personalisht. Më pas më kërkoi të isha i paarmatosur dhe i vetëm. E zbatova kërkesën e tij, pasi prioriteti ynë ishte të shpëtonim jetën e vajzës dhe të shmangnim çdo veprim që mund ta acaronte më tej”, u shpreh ai.

Polici tregoi se u afrua deri në rreth dy metra nga automjeti, ndërsa operacioni monitorohej në çdo moment nga forcat speciale RENEA.

“Në momentin që u afrova, ai më tha të mos bëja asnjë hap tjetër, sepse do të vriste veten. U tërhoqa dhe vazhduam negociatat derisa u bë e mundur lirimi i pengut. Çdo sekondë ishte vendimtare”, tha Koroveshaj.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni, pas lirimit, Rozalinda Plaka ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike dhe me dëmtime fizike, të shkaktuara gjatë rrëmbimit me forcë nga ish-i fejuari. Sipas shefit të policisë, e reja nuk ishte në gjendje të ecte, ndaj ai e mori në krahë për ta larguar menjëherë nga zona e rrezikut.

Më pas, Koroveshaj u rikthye sërish pranë autorit për të vijuar negociatat, me synimin që ai të dorëzonte armën dhe situata të mbyllej pa viktima të tjera.

Shefi i Stacionit Policor të Roskovecit e cilësoi këtë si momentin më të vështirë të karrierës së tij 12-vjeçare në Policinë e Shtetit.

Përfundon greva në Greqi, rikthehet lëvizja në 4 pikat kufitare me Shqipërinë

0
Përfundon greva në Greqi, rikthehet lëvizja në 4 pikat kufitare me Shqipërinë

Rikthehet shërbimi në pikën kufitare Kapshticë, radhë e gjatë automjetesh! Përparësi mjetet e vogla dhe autobusët

Pas përfundimit të intervalit të pezullimit të lëvizjes, ka nisur kalimi i mjeteve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Dhjetëra automjete të vogla, autobusë dhe kamionë kishin krijuar radhë në anën shqiptare në pritje të hapjes së pikës kufitare greke.

Menjëherë pas rifillimit të lëvizjes, autoritetet nisën nga puna ndërsa radha vijon të jetë e gjatë për shkak të fluksit të krijuar gjatë orëve të pezullimit.

Pas përfundimit të grevës, lëvizja në pikën kufitare ka rifilluar me përparësi mjetet e vogla dhe autobusët.

Ish i fejuari i vrau prindërit, zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës: Si nisi konflikti dhe momentet e tmerrit në banesë

0
Ish i fejuari i vrau prindërit, zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës: Si nisi konflikti dhe momentet e tmerrit në banesë

Është zbardhur dëshmia e Rozalinda Plakës, ish-të fejuarës së Refit Buzit, i cili tre ditë më parë vrau prindërit e saj, ndërsa më pas mori peng për disa orë ish-partneren, përpara se t’i jepte fund jetës.

Në dëshminë e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Rozalinda ka rrëfyer për marrëdhënien e saj me Buzin, arsyet e ndarjes dhe momentet e frikshme të ngjarjes së rëndë.

Ajo ka treguar se lidhja mes tyre kishte nisur disa vite më parë, por sipas saj, problemet në marrëdhënie e çuan drejt vendimit për t’u ndarë në vitin 2024.

Sakaq, Rozalinda nuk ka dhënë detaje në lidhje me paratë, që dyshohet të kenë qenë një nga arsyet që çuan në fundin tragjik.

“Në vitin 2020 kemi shpallur fejesën dhe kemi krijuar hyrje-dalje familjare. Lidhja jonë ka vazhduar deri në vitin 2024, kohë në të cilën unë kam kërkuar të ndahem nga ai, por Refiti nuk ka pranuar. Arsyeja ka qenë sepse ai kishte një jetë të çrregullt, nuk ishte i përqendruar te lidhja jonë, kishte qenë jashtë shtetit në burg dhe të gjitha këto nuk më përshtateshin mua.

”Rozalinda ka deklaruar se prindërit e saj ishin në dijeni të problemeve në këtë marrëdhënie dhe se nuk kishin qenë dakord për lidhjen që në fillim.

“Këto gjëra i dinin edhe prindërit e mi, të cilët nuk kanë qenë dakord për këtë lidhje që në fillim.”

Në lidhje me momentin e sulmit në banesë, Rozalinda ka rrëfyer se ishte duke fjetur kur dëgjoi një zhurmë të fortë, që e ngjau me një krismë arme.

“Kam qenë duke fjetur gjumë në dhomën time, kurse prindërit e mi kanë qenë në dhomën e tyre. Kam dëgjuar zhurmë të fortë që më është dukur si krismë arme dhe kam dalë në korridor të shikoj se çfarë kishte ndodhur.

”Sipas dëshmisë së saj, në korridor ajo ka parë Refit Buzin me armë në dorë dhe babain e saj të shtrirë në tokë.

“Kur dola kam parë shtetasin Refit Buzi në korridor, me një armë të gjatë si ato të gjahut në dorë, si dhe kam parë babain tim Kosta Plaka të shtrirë përmbys te hyrja e dhomës, i mbuluar me gjak.

”Ajo ka treguar se ka tentuar t’i marrë armën, por situata është përshkallëzuar dhe Buzi e ka marrë me forcë nga banesa.

“Unë i kam kapur armën dhe po e mbaja, por Refiti bërtiste: ‘Do t’ju vras të gjithëve’. Më shtyu dhe më qëlloi me grusht, theu derën e dhomës sime dhe aty jam plagosur me copa xhami në trup.

”Më tej, ajo ka treguar se është marrë me forcë dhe është larguar nga banesa bashkë me të.

“Më mori me forcë e më hipi te makina. Momenti kur më mori me forcë nga shtëpia deri kur kam hipur në makinë nuk më kujtohet, sepse kam qenë shumë e tronditur.

”Gjatë negociatave me policinë për dorëzimin e tij, sipas dëshmisë së Rozalindës, është zbuluar edhe një detaj tjetër.

Ajo ka treguar se Buzi ishte zbathur dhe gjatë komunikimit me autoritetet ai ka thënë se këpucët ia kishte dhënë asaj.

Sipas saj, gjatë negociatave prokurori e ka pyetur: “Vetëdorëzohu, pse je zbathur?”, ndërsa ai është përgjigjur:

“I hoqa, ia dhashë… Ia dhashë asaj t’i veshë, se e mora zbathur.”Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin të gjitha rrethanat dhe motivet që çuan në tragjedinë me tre viktima.

Top Channel

Grevë në doganat greke, pezullohet përkohësisht lëvizja e automjeteve në katër pika kufitare me Shqipërinë

0
Grevë në doganat greke, pezullohet përkohësisht lëvizja e automjeteve në katër pika kufitare me Shqipërinë

Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit njofton qytetarët se, bazuar në informacionin e marrë nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë, punonjësit e doganës greke do të zhvillojnë një grevë ditën e diel, më 27 korrik 2026.​

Për shkak të kësaj proteste, do të ketë një pezullim të përkohshëm të lëvizjes së automjeteve në disa prej pikave kryesore të kalimit kufitar me Shqipërinë.​

Oraret e bllokimit sipas pikave kufitare:

• ​PKK Kakavijë dhe Tre Urat (Përmet): Nga ora 07:00 deri në 11:00(me orën shqiptare).

• ​PKK Kapshticë (Korçë) dhe Qafë Botë (Sarandë): Nga ora 05:00 deri në 09:00(me orën shqiptare). ​

Gjatë këtyre fashave orare, qarkullimi i të gjitha automjeteve në pikat e sipërpërmendura do të jetë tërësisht i pezulluar.​

Kufizimet për udhëtarët​

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia Kufitare e Janinës, gjatë orëve të grevës do të lejohet vetëm:

• ​Kalimi i këmbësorëve pa bagazhe.

• ​Rastet e emergjencave shëndetësore (si automjetet e ambulancës).​

Policia Kufitare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjetit që të planifikojnë udhëtimet e tyre duke pasur parasysh këto orare, për të shmangur vonesat dhe radhët e gjata në kufi.

Zjarr në kodrat e Peshtanit, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve

0
Zjarr në kodrat e Peshtanit, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e sotme në kodrat e Peshtanit, në Fier, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe lisa.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse të Fierit ndërhynë në terren, duke bërë të mundur izolimin e vatrës dhe shuarjen e plotë të flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit në zona të tjera.

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

0
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Shoqata Speleologjike Shqiptare zhvilloi një ekspeditë eksploruese në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, e cila ndodhet në zemër të Parkut Kombëtar Llogara.

Eksplorimi evidentoi një zgavër me rreth 70 metra thellësi vertikale, ndërsa hyrja e saj ndodhet në një lartësi prej 750 metrash mbi nivelin e detit.

Në fund të shpellës u konstatua një grumbull i madh gurësh, i cili mund të ketë bllokuar vazhdimin natyror të saj, duke lënë të hapur mundësinë për eksplorime të mëtejshme në të ardhmen.

Një tjetër element me interes të veçantë ishte prania e eshtrave të kafshëve të ndryshme, mes tyre dre, derr i egër, dhi, dhelpër, ujk dhe specie të tjera, të cilat mund të ofrojnë të dhëna të vlefshme për historinë natyrore dhe ekologjinë e zonës.

Çdo eksplorim speleologjik zbulon një pjesë të panjohur të trashëgimisë sonë natyrore dhe nënvizon rëndësinë e studimit, dokumentimit dhe mbrojtjes së shpellave shqiptare.

​”Heshtja që dhemb në Vidhishtë: Një fshat i tërë në lot i jep lamtumirën e fundit çiftit Plaka”

0
​”Heshtja që dhemb në Vidhishtë: Një fshat i tërë në lot i jep lamtumirën e fundit çiftit Plaka”

Mëngjesi i sotëm e gjeti fshatin Vidhishtë të Roskovecit të zhytur në heshtje.

Rrugët janë bosh, ndërsa banorët ecin me kokën ulur drejt banesës së familjes Plaka, ku janë hapur dyert e mortit për dy viktimat e tragjedisë që tronditi jo vetëm këtë komunitet, por mbarë vendin.

Dhimbja lexohet në fytyrën e çdo banori. Askush nuk gjen fjalët për të përshkruar atë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Me lot në sy, të afërm dhe fqinj kujtojnë çiftin e bashkëshortëve si njerëz të qetë, punëtorë dhe të respektuar nga të gjithë.

Sot, familjarë, miq dhe banorë të shumtë do t’u japin lamtumirën e fundit dy bashkëshortëve, në ceremoninë mortore që do të zhvillohet në orën 11:00 në varrezat e fshatit.

Një përcjellje mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, ku një komunitet i tërë bashkohet për të nderuar kujtimin e tyre.

Ndërkohë, ceremonia mortore për autorin e ngjarjes është planifikuar të zhvillohet paraditen e së dielës. Ky vendim është marrë për të shmangur çdo përplasje apo tension, pasi të dyja familjet jetojnë në të njëjtën zonë dhe ceremonitë zhvillohen në të njëjtat varreza.

Në Vidhishtë sot nuk dëgjohen zëra fëmijësh dhe as bisedat e zakonshme të banorëve. Ka vetëm heshtje, dhimbje dhe lot, ndërsa një fshat i tërë përpiqet të përballet me një nga ngjarjet më të rënda që ka përjetuar ndonjëherë.

Lamallari: 212 km/h në rrugën Lushnjë-Fier nuk është gabim, por kërcënim për jetën

0
Lamallari: 212 km/h në rrugën Lushnjë-Fier nuk është gabim, por kërcënim për jetën

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas evidentimit të një automjeti që lëvizte me shpejtësi 212 km/h në aksin rrugor Lushnjë-Fier, ku kufiri i lejuar është 90 km/h.

Lamallari e cilësoi këtë sjellje si një rrezik serioz për sigurinë rrugore, duke theksuar se tejkalimi ekstrem i shpejtësisë nuk është thjesht një gabim, por një kërcënim për jetën e drejtuesve të tjerë të mjeteve dhe qytetarëve.

“Me 212 km/h në rrugën Lushnjë-Fier, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h, nuk është thjesht një ‘gabim’, por një atentat ndaj jetës dhe kërcënim për përdoruesit e tjerë të rrugës”, u shpreh ministri.

Ai bëri të ditur se mjetet inteligjente të Policisë së Shtetit janë të shtrira në akset rrugore për të parandaluar dhe ndëshkuar shkeljet e rënda të rregullave të qarkullimit.

“Syrin e pagabueshëm të teknologjisë nuk mund ta shmangni”, theksoi Lamallari, duke bërë apel për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe për një sjellje më të përgjegjshme në rrugë.

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

0
Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Refit Buzin, autorin e vrasjes së ish-vjehrrëve të tij këtë të premte, 24 korrik, në Roskovec.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në lidhje të drejtpërdrejtë me rubrikën “Përballë Lajmit”, Klan News, me gazetarin Besard Jacaj, u shpreh se Buzi ka një historik të errët në Angli. Sipas Softës, autori i vrasjeve është marrë peng dhe për lirimin e tij asokohe janë kërkuar 400 mijë paund. Për shpëtimin e tij, u angazhuan forcat blu britanike dhe shqiptare.

“Autori i dyshuar i vrasjes ka një historik në shtetin anglez. Dhe atje është marrë peng, ka pasur një pengmarrje, ku është kërkuar një gjobëvënie në vlerë 400 mijë paund për t’u liruar dhe ka qenë një operacion i përbashkët midis policisë shqiptare dhe asaj angleze për lirimin e tij”, u shpreh ai.

Në analizën e tij, Softa shprehet se ngjarja tragjike nuk ka qenë diçka e ndodhur momentalisht, por e paramenduar nga autori.

“Kjo situatë nuk mund të jetë kaq e thjeshtë, por duhet parë historiku i marrëdhënieve të tij me partneren, në çfarë raportesh kanë qenë, nëse kanë pasur konflikte të mëparshme, nëse faktorët e këtij konflikti kanë qenë baza ekonomike apo jo. Fakti që vjen nga Anglia në Tiranë ka një paramendim. Nuk besoj se është një ngjarje e atij çasti, ku konflikti ka përfunduar me vrasje. Fakti që ka qenë i armatosur ka treguar një paramendim në këtë ngjarje. Fillimisht ka marrë të atin e partneres, ka plagosur të ëmën, e cila, për shkak të plagëve të marra, nuk ka mbijetuar, pra ka pasur dy viktima dhe momenti i rrethimit ka pasur dhe pengmarrje. Pra, ka një qartësi mendimi. Nuk është vetëm hakmarrje, por dhe pengmarrje”, u shpreh ai.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të premteje, 24 korrik, kur Refit Buzi ekzekutoi me armë ish-vjehrrin, Kosta Plaka, dhe ish-vjehrrën, Belere Plaka, e cila ndërroi jetë në spital pasi nuk u mbijetoi dot plagëve. I riu mori peng dhe për disa orë ish-partneren e tij. Autori i dyshuar i krimit, pas disa orësh përpjekjeje, nuk pranoi dorëzimin te Policia dhe RENEA dhe ndërmori aktin e rëndë duke u vetëvrarë brenda makinës së tij.

Dyshohet se një nga motivet e krimit ishte refuzimi nga e reja për t’u rikthyer me 35-vjeçarin. Ish-çifti ka jetuar sëbashku për një periudhë në Tiranë, atje ku ajo studionte për infermieri.

Me diferencë të konsiderueshme në moshë, ata u fejuan kohë më parë. Siç kanë rrëfyer të afërmit e vajzës, bashkëjetuan në Tiranë për një periudhë, pasi 23-vjeçarja po studionte për Infermieri. Për shkaqe që ende nuk janë qartësuar plotësisht, e reja vendos t’i japë fund lidhjes. Kaq mjaftoi që ajo të ishte vazhdimisht nën kërcënimet me armë të ish-partnerit, aq sa u detyrua të lërë universitetin dhe të rikthehet në fshatin e lindjes.

Buzi, siç tregojnë të afërmit e vajzës, është arrestuar e liruar disa herë. Madje, së fundmi, ishte nën masën e arrestit në shtëpi.

/tvklan.al

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit

0
Rëndohet bilanci i tragjedisë në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Bejlere Plaka, e cila mbeti e plagosur rëndë me armë gjahu nga Refit Buzi, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ajo u dërgua fillimisht në spital në gjendje të rëndë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti të mbijetonte.

Nga e njëjta ngjarje humbi jetën edhe bashkëshorti i saj, Kosta Plaku, i cili u qëllua për vdekje me armë gjahu. Vajza e çiftit u mor peng nga ish-bashkëjetuesi i saj, por u lirua më pas pas ndërhyrjes së Policisë.

Pas lirimit të saj, forcat RENEA vijuan për disa orë negociatat me Refit Buzin për ta bindur të dorëzohej, por ai nuk iu bind thirrjeve të Policisë dhe më pas u vetëvra brenda automjetit ku ishte ngujuar.